International Power Supply (IPS) është një kompani me përvojë 30 vjeçare në përpunimin dhe prodhimin e sistemeve të energjisë për përdorim në telekomunikim, energjetikë dhe mbrojtje, kështu edhe për prodhim autonom dhe akumulim të energjisë në rajone pa rrejte elektrike. Aksionarët e kompanisë janë Fondi Evropian i Investimeve (EIF), amerikanë dhe grekë. Gjatë rritjes së fundit të kapitalit një kompani globale prijëse në inxhinieri dhe në ndërtimin e centraleve elektrike përvetësoi aksione në bazë të vlerës tregtare të IPS-së prej 100 mln euro. Aleksandër Rangellov, menaxheri i kompanisë IPS shpjegoi:
“Produkti ynë kryesor është sistemi autonom i energjisë EXERON. Teknologjia fitoi njohjen më të lartë botërore për teknologji në Gjermani për vitin 2014. EXERON kombinon burime të ndryshme energjetike si module fotovoltaike, turbina të erës, qeliza të karburantit, gjeneratorë dizeli dhe rrjete elektrike, po të ketë të tilla. Sistemi drejton energjinë e prodhuar për konsumatorë të ndryshëm dhe sasitë e pa konsumuara akumulohen në bateri për përdorim të mëtejshëm. Një pjesë e projekteve tona janë sfida të vërteta, sepse kërkojnë “know-how” specifik, nivel të lartë të kreativitetit dhe qëndrueshmëri të teknikës. Bëhet fjalë për vende, ku ka shumë rërë, pluhur, temperatura ekstreme dhe lagështirë. Të sigurosh furnizim të pandërprerë të energjisë në kushte të tilla është një aventurë inxhinierike dhe teknologjike. Por EXERON ka provuar se mund të punojë në kushte sa më të rënda. Sistemi përdoret për mbrojtje katode të gazsjellësve, për furnizimin e kullëve të operatorëve të celularëve në vendbanime të larguara dhe në vende të paarritshme, në kampe ushtarake, për shkolla dhe spitale, të cilat përdorin gjeneratorë dizeli të pasigurt që kanë shpenzime të larta konsumimi.”
Kompania punon në 56 shtete në 7 kontinentet. Një fakt kureshtar është se sistemi i parë EXERON u furnizua në bazën shkencore në Antarktidë. Firma bullgare punon kryesisht në Afrikë, Lindjen e Mesme dhe Azi, sepse në këto vende ka më shumë njerëz pa akses tek korrenti. Bëhet fjalë për 1.6 miliardë veta.
Uzina e parë e IPS-ës do të fillojë punë afër qytetit jugor bullgar Kërxhali. Ka plane për një projekt në bashkëpunim me shkollën e mesme teknike të qytetit – atje do të takohet biznesi dhe arsimi. Do të krijohet një program të specializuar për mësim sipas një plani modern me ndihmën e specialistëve nga kompania. IPS-ja gjithashtu do të ofrojë teknikë për laboratorët e shkollës, ku nxënësit do të praktikojnë gjërat e mësuara. Qëllimi është që nga shkolla të dalin kuadro me kualifikim të përshtatshëm për prodhimin e teknologjisë së lartë të kompanisë.
“Në plan afatmesëm dëshirojmë të pohojmë pozitat tona të lojtarit të madh në sferën tonë në Afrikë, Azi, Australi, Amerikën Jugore. Po punojmë mbi sisteme të reja inovative që do të dalin së shpejti në treg. Për sa i përket kompanisë, qëllimi ynë tjetër është dalja në bursë. Synojmë që të jemi kompania e parë bullgare në bursën e Nju Jorkut. Besojmë se sistemet autonome të energjisë së ripërtëritshme me mundësi për akumulimin e energjisë dhe rrjetet “smart” janë e ardhmja e sektorit dhe duke pasur një nga sistemet më të mira në treg, kemi mundësi të presim kapitalizim për miliardë dollarë në shfaqjen tonë në bursë.”
Në lidhje me pavarësinë energjetike Aleksandër Rangellov mendon, se: “Varësia nga burimet e centralizuara të energjisë, pavarësisht nga shkaqet – teknike, politike apo të tjera, do të bëhet faktor rreziku gjithnjë e më të madh për ekonominë, biznesin, familjet dhe qytetarët. Pavarësia energjetike është me rëndësi të jashtëzakonshme. Sistemet e prodhimit duhet të decentralizohen, duhet të pakësohet rreziku dhe të inkurajohet përdorimi i sistemeve me burime të ripërtëritshme, të cilat ruajnë energjinë. Në vend të parë, sepse këto burime janë të pashtershme dhe natyrore dhe duke i përdorur ato, do të kujdesemi më mirë për shtëpinë tonë – Planetin. Sepse pavarësisht se Elon Musk tashmë punon mbi idenë për kolonizimin e Marsit, nuk presim së shpejti ndonjë alternativë të Tokës.”
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Fotografitë janë ofruar nga Aleksandër Rangellovi
Tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari “ngriu” në nivelet e vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Shoqatës Kombëtare të Pasurive të Paluajtshme, të cituara nga BTA, përjashtim bëjnë qytetet e mëdha, ku ka një rritje të numrit të transaksioneve...
1454 leva (738 euro) në muaj i nevojiten një personi që punon për të mbajtur veten dhe për të jetuar sipas standardeve bullgare. Për një familje prej tre anëtarësh me dy të rritur dhe një fëmijë, shuma është 2616 leva (1329 euro), sipas Institutit për..
Pas zgjedhjeve të 27 tetorit, deri në fund të muajit, qeveria e përkohshme duhet të paraqesë në Kuvend Projektbuxhetin për vitin 2025. Sipas disa analistëve ekonomikë në vendin tonë, gjendja e planit buxhetor të shtetit për vitin 2024 ka qenë më e keqja..