Shtypi sot i kushton një vëmendje të konsiderueshme polemikës së krijuar rreth programit të qeverisë së mëparshme për rinovimin e banesave në Bullgari. Duke u mbështetur te një deklaratë e Ministrit teknik të Zhvillimit Regjional Spas Nikollov, gazeta “Trud” shkruan: “Paratë për rinovimin nuk mjaftojnë”. Buxheti prej 2 mlrd levash të programit do të mjaftonte vetëm për 2022 godina, të cilat janë në etapë të ndryshme të rinovimit, por ka akoma 2000 godina të tjera, për të cilat ka dokumente të parashtruara për financim dhe akoma 2000 të tjera, të cilat janë në proces formimi të shoqërisë së domosdoshme, që të parashtrohen dokumentet, për të cilat banesa nuk janë siguruar mjete. Në një titull kryesor gazeta “Sega” pohon: “Paratë për rinovimin janë harxhuar paraprakisht” dhe që gjatë janarit të 2016-ës Ministria Regjionale ka kërkuar që Banka Bullgare për Zhvillimin ta ndërpresë lidhjen e marrëveshjeve të reja të financimit. Mirëpo, kryetarët e bashkive nuk kanë pasur informacion për këtë. Duke besuar se ka para, ata kanë vazhduar të nënshkruajnë kontrata me kandidatë të rinj për rinovimin. Nga ana tjetër qeveria teknike ka konstatuar se çmimet për meremetimet janë tepër të larta. Programi ka startuar me çmime prej 290 levash për një metër katror, pastaj janë pakësuar në 140 leva, por megjithatë ato përsëri janë të larta, sepse programet e mëparshme me mjete evropiane kanë arritur rezultatin e njëjtë me rreth 100 leva. Në disa raste ka pasur veprimtari të palejuara, si mbjellje bimësh dhe pemësh rreth godinave të rinovuara, të cilat nuk kanë të bëjnë me idenë për “efikasitet energjetik”. Gazeta “24 çasa” publikon një replikë të ish-Ministres së Zhvillimit Regjional Liljana Pavllova, sipas së cilës informacioni i shpallur nga qeveria teknike nuk është i pavarur dhe objektiv në fushatën paraelektorale dhe konstatimi i vetëm i vërtetë është se interesi ndaj programit të rinovimit është shumë i madh. Sipas Pavllovës me këto kritika qeveria teknike në fakt u siguron oponentëve të GERB-it teza të përshtatshme për sulmimin e veprimtarive më të suksesshme të kabinetit “Borisov-2”, të cilat janë infrastruktura dhe rinovimi.
Qëndrimi i Bullgarisë për Sirinë mbetet i pandryshuar, ne vazhdojmë të mbështesim sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të vendit. Kështu deklaroi ministri i jashtëm në detyrë Ivan Kondov para Kuvendit Popullor. Ne bëjmë thirrje për..
Është shumë herët për të parashikuar se si ngjarjet në Siri do të ndikojnë në luftën në Ukrainë. Kështu thotë Komisioneri Evropian i Mbrojtjes Andrius Kubilius në një intervistë blitz për BNR - Horizont. Komisioneri Evropian kujton se, sipas shërbimeve të..
Të mërkurën temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga minus 0° deri në 5°, ndërsa në Sofje 0°. Në orët e mëngjesit do të mbajë mjegull në vende të ulëta. Gjatë ditës do të mbajë mot i vranët pa reshje të konsiderueshme. Do të ketë edhe..
Të enjten temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga minus 1 deri në 4°, ndërsa në Sofje - 0°. Në mëngjes do të ketë mjegull në ultësirat e..
Këshilli Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh diskutoi projektbuxhetin për vitin 2025. Sindikatat dhe disa nga organizatat e punëdhënësve deklaruan mbështetjen..
Qindra minatorë protestuan përpara godinës së Këshillit të Ministrave ndërsa brenda po zhvillohej një mbledhje urgjente e Këshillit Kombëtar për..