Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Trimi Momçill – mbrojtësi i malit Rodopa

БНР Новини
Monumenti i Momçill vojvodës në Momçillgrad
Foto: ahrida.org

Shumë fuqi të stuhishme fshihen në thellësitë e truallit amënor. Me të janë thithur trim të njohur dhe të panjohur. Kujtimi për ta transmetohet në këngët dhe legjendat popullore për të shndërruar në një shembull për brezat. Një nga trim mbi trimat ishte Momçill vojvoda, për të cilin tregon arkeologu doktor Nikollaj Bojaxhiev, përgjegjës në Muzeun Kombëtar Historik në qytetin Smoljan:

Gjatë viteve 40-të të shekullit XIV në vazhdim të dy viteve midis 1343-tës dhe 1345-tës, Momçill drejtonte në fillim si vasal i Joan Kantakuzinit, ndërsa më vonë si një pushtetar me vete. Ai udhëhiqte rajonet e mesme dhe jugore të malit Rodopa dhe një pjesë të viseve të Egjeut. Vdiq në një betejë, duke luftuar kundër sunduesve osmanë. Atëherë ai ishte mezi 40-vjeçar. Kjo ndodhi më 7 korrik të vitit 1345. Sipas burimeve historike, në betejën kundër forcave të bashkuara të turqve dhe bizantinëve, ai shfaqi një heroizëm të paparë. Pasi turqit pushtuan Ballkanin njerëzit kishin nevojë për heronj, të cilët të shërbeheshin si një shembull. Për këtë arsye në kujtesën e popullsisë së malit Rodopa u ruajt pamja legjendare e vojvodës.”

Kështjella PeritorMomçill kishte dy tituj të lartë bizantinë. Në vitet 40-të të shekullit XIV në Bizanti zhvillohej një luftë civile. Kampet armiqësore ishin të regjentëve të trashëgimtarit të vogël Joan V Paleollog – nga njëra anë nëna e tij Anna Savojska, ndërsa nga ana tjetër, pra në kampin tjetër ishte perandori i vetëshpallur Joan Kantakuzin. Pikërisht ky i fundit emëroi Momçill administratori malit Rodopa, tregon Nikollaj Bojaxhiev. Për të tërhequr Momçillin në anën e vet, në vitin 1344 perandoresha Anna Savojska iu dha atij një nga titujt më të lartë të asaj epoke – despot. Nga ana tjetër edhe Joan Kantakuzin gjithashtu kërkonte ndihmën e Momçillit dhe i dha atij titullin e dytë pas atij perandorak – sebastokrator. Në fund të fundit asnjeri prej tyre nuk arriti, që Momçilli të kalonte në anën e tij. Ai ndiqte interesat e veta dhe luftonte herë me njërën anë, herë me anën tjetër. Momçilli mori në pushtet dy kështjella në Rodopet, njëra prej të cilave – Povisd. Ai zgjeroi trojet e drejtuara prej tij duke pushtuar kështjellën Ksanti dhe e shndërroi në rezidencë të vet. Në luftën kundër invazuesve osmanë fitoi betejën pranë Abderës në Greqinë e sotme. Verën e vitit 1345 bizantinët e Joan Kantakuzinit dhe aleatët e tij turq arritën të shpartallojnë ushtrinë dhe vet Momçillin. Kjo ndodhi më 7 korrik të vitit 1345 pranë kështjellës Peritor në bregun e Detit Egje.

Çeta e Momçillit gjatë betejës, miniaturë mesjetare Sipas arkeologut Nikollaj Bojaxhiev persona historike e Momçill vojvodës dhe pamja legjendare e trimit Momçill janë të ndërthurura ngushtë:

Ai ishte një person karizmatik. Ishte një burrë shtatgjatë dhe i bukur. Kronisti osman Enveri shkruan për të, se ishte me trup të lartë sa dy veta dhe i ngjante minares. Gjatë rrethimit të Komotinit të gjithëve u bëri përshtypje pamja e tij e jashtme. Kështu që përveç heroizmit, edhe figura e tij kontribuoi për kthimin e tij në një legjendë. Ne betejën pranë Peritorit, në të cilën ai vdiq, megjithë epërsinë e forcave të kundërshtarit, përderisa ai ishte gjallë, ushtria e tij luftonte me trimëri.

Ndër gjurmët e mbetura pas trimit Momçill në trojet tona është kështjella me emrin e tij pranë fshatit Gradët në bashkinë e qytetit Smoljan. Doktori Bojaxhiev është ndër studiuesit e saj:

Kështjella e Momçillit funksiononte në fund të shekullit V dhe në fillim të shekullit VI, pra në periudhën e hershme bizantine. Ndoshta atëherë ajo u ndërtua, në kohën e sundimit të perandorit Anastasij I ose Justinian. Pas kësaj ajo u dogj nga sllavët. Në shekullin XI kështjella u rimëkëmb dhe funksiononte deri në invazionin osman në vitet 70-të të shekullit XIV.

Në vitin 1966 kështjella u shpall monument arkeologjik i kulturës me rëndësi kombëtare. Kujtesa për trimin Momçill, siç shkruan studiuesi çek Konstantin Ireçek në “Historinë e Bullgarisë”, ruhet si në qytetin e Hercegovinës Pirlitor, ashtu edhe në qytetin Pirot të Serbisë së sotme. Nuk është e mundshme, që njeriu të vizitojë Pirotin pa parë simbolin e tij – kështjellën Momçillov Grad.

Kështjella e Momçillit në Pirot të SerbisëPërgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: momchilovakrepost.com dhe wikipedia.org



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Muzeu në Razgrad ofron një turne falas përmes Abritusit të lashtë

Muzeu Historik Rajonal në Razgrad më 30 tetor në lidhje me mbylljen e sezonit turistik organizon një xhiro falas në Rezervatin Arkeologjik "Abritus". Gjatë gjithë ditës, ata që dëshirojnë të eksplorojnë Abritusin e lashtë do të shoqërohen dhe do të..

botuar më 24-10-30 7.20.PD

Shën Dhimitri i Selanikut - mbrojtësi shpirtëror i qytetit Vidin

Më 26 tetor, Kisha jonë nderon kujtimin e Shën Dëshmorit të Madh Dhimitri të Selanikut, i konsideruar si një nga shenjtorët më të mëdhenj të Ortodoksisë. Në vendin tonë emri i tij lidhet edhe me rivendosjen e Mbretërisë së Dytë Bullgare në shekullin..

botuar më 24-10-26 6.55.PD
Prof. Nikollaj Ovçarov

Në nekropolin e Perperikonit, arkeologët zbuluan një varr të dytë të një "vampiri"

Gjatë gërmimeve të fundit arkeologjike në qytetin shkëmbor Perperikon, u zbulua varri i një të ndjeri, me rituale kundër vampirëve të kryera në trup, tha për BTA kreu i hulumtimeve, Prof. Nikollaj Ovçarov. Gjetja shfaqet mes pothuajse 250 varreve dhe..

botuar më 24-10-23 5.05.PD