Dhjetë vjet pas aderimit të Bullgarisë në BE dhe fillimit të aplikimit të politikës së përbashkët në fushën e bujqësisë, prodhimi bujqësor në shtet nuk i përgjigjet potencialit të vet, mendojnë ekspertët. Kushtet për zhvillimin e biznesit agrar tek ne janë ndryshuar në mënyrë të konsiderueshme. Motori kryesor i këtyre ndryshimeve është Politika e Përbashkët Bujqësore e Bashkimit Evropian dhe përkrahja financiare e shtetit në formën e bashkëfinancimit kombëtar.
Mirëpo vitet e fundit Evropa ndodhet para njërës prej sfidave më të mëdha – bëhet fjalë për Evropën në dy shpejtësi. Kontinenti i vjetër nuk është homogjen as në aspektin ekonomik, as në atë social dhe vendimet kolektive që po zbatohen provokojnë vështirësi burokratike. Dhe në se për shtetet anëtare të vjetra tani me rëndësi janë çështjet ekologjike, në Bullgari të ardhurat dhe rritja në sektorin bujqësor janë me prioritet. Këtu del në dritë pyetja e madhe – se si dhe se deri në çfarë mase Politika e Përbashkët Bujqësore do të mund t’i bashkojë këto dy doktrina.
Sipas të dhënave të Institutit Statistikor Kombëtar për shtatë vitet e para të anëtarësisë tonë në BE (2007-2013) bujqësia bullgare ka marrë 3,5 miliarda euro në formën e subvencionimeve të ndryshme. Mirëpo analiza e përvetësimit të tyre tregon se pjesën më të madhe prej mjeteve financiare (më se 80% të pagimeve të drejtpërdrejta) e përdorin prodhuesit e mëdhenj. Në të njëjtën kohë ato, që kanë nevojë më të madhe për përkrahje, janë fermat e vogla.
Aktualisht në kushtet e aplikimit të Politikës së Përbashkët Bujqësore prodhimi agrar në Bullgari nuk i përgjigjet potencialit të natyrshëm të bujqësisë sonë, janë të mendimit ekspertët. Për këtë arsye Bullgaria importon 70% të produkteve bujqësore në tregun tonë.
Një nga sfidat e mëdha para Bullgarisë është përvetësimi sa më efektiv i mjeteve financiare të ofruara nga fondet e BE-së – shpjegojnë ekspertët. Sipas tyre me rëndësi është jo vetëm sa mjete kemi përvetësuar, mirëpo edhe cili është efekti afatgjatë prej tyre mbi bujqësinë bullgare dhe mbi zhvillimin e regjioneve në shtet.
Sipas materialeve të BTA-së
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Nuk bëhet fjalë për përfundimin e tranzitit të gazit natyror nga Rusia përmes Bullgarisë. Kështu shkruan agjencia shtetërore ruse TASS, pasi ministri bullgar i energjisë, Vlladimir Malinov, paralajmëroi se “Bulgartransgaz” mund të ndalojë transportimin..
Në buxhetin e vitit 2025 propozohet një deficit prej 3 për qind. Në parashikimin buxhetor afatmesëm, deficiti prej 3 për qind është vendosur deri në vitin 2028. Deri atëherë, borxhi i shtetit do të rritet në 81 miliardë leva 41.57 miliardë euro)...
Prodhimi i brendshëm bruto (PBB) u rrit me 2.4 për qind në tremujorin e tretë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, treguan të dhënat paraprake nga Instituti Kombëtar i Statistikave (NSI). Kjo përbën një përshpejtim të rritjes, pasi PBB-ja u..
Nuk bëhet fjalë për përfundimin e tranzitit të gazit natyror nga Rusia përmes Bullgarisë. Kështu shkruan agjencia shtetërore ruse TASS, pasi ministri bullgar..