E krijuar si një vitrinë propagandistike e artit socialist me ndihmën e ministres së kulturës Ljudmilla Zhivkovës (bijës së liderit komunist Todor Zhivkov), shtëpia “Wittgenshtein” pak nga pak arriti të lirohet nga kuptimi ideologjik i krijimit të vet dhe fitoi një publik elitar. Lidhur me përvjetorin e 40-të të hapjes së këtij institucioni kulturor në Vjenë Agjencia Shtetërore “Arkivët” tregon historinë e tij në një ekspozitë fotografike.
Shtëpia “Wittgenshtein” është institucioni i parë i tillë i hapur në kohën e Luftës së Ftohtë në një nga kryeqytetet kulturore të botës kapitaliste – Vjenë. Përveç kësaj ai ndodhet në një ndërtesë me vlerë të lartë arkitekturale, për ndërtimin e së cilës ka kontribut një filozof të madh me prejardhje ausriako-bullgare.
„Shtëpia është ndërtuar me porosi të motrës së Ludwig Wittgenshteinit – tregoi Galina Pindikova, kuratorja e ekspozitës. – Në vitin 1928 Margaret Stounbëro kërkoi nga vëllai i saj që të projektojë një shtëpi dhe ai e bëri këtë me ndihmën e një miku arkitekt. Ndërtesa e projektuar është me forma të thjeshta gjeometrike, pa shumë stolisje. Natyrisht historia e saj është e gjatë dhe interesante dhe në një moment çështjet arritën tek rrëzimi i shtëpisë. Atëherë disa arkitektë austriakë themeluan një lëvizje shoqërore për shpëtimin e saj. Në krye të kësaj lëvizjeje ishte Karl Aubiok (nëna e të cilit ishte bullgare dhe i cili atëherë pati lidhje të ngushta me ambasadorin bullgar). Pikërisht arkitekti austriak i propozoi Bullgarisë që ta blejë këtë godinë – kështu shteti ynë shpëtoi monumentin arkitektural dhe në të njëjtën kohë u bë pronar i një pasurie të patundshme me vlerë të posaçme.”
Shtëpia e rinovuar hapi dyert më 4 janar 1977 me një koncert operistik në sallën e sapondërtuar për koncerte. Në këtë ndërtesë gjetën strehim Instituti Bullgar i Studimit – organizator i konferencave shkencore dhe ngjarjeve kulturore, shoqata “Shenjtorët Kirill dhe Metodi” dhe shumë të tjerë. Në më se 300 fotografi dhe dokumente arkivore, të cilat mund të shihen për herë të parë, Agjencia Shtetërore “Arkivët” kthehet tek ngjarjet e para atje dhe tregon historinë e institucionit kulturor deri më sot.
„Mijëra janë ngjarjet kulturore të zhvilluara atje dhe është e vështirë që të zgjidhen më interesantet. Me siguri duhet përmendur ekspozitën e Picasso-s në vitin 1984 me 156 tablo të piktorit të madh – tregoi Galina Pindikova dhe sqaroi pse pikërisht Picasso. – Atëherë komunikimi mes dy blloqeve nuk ishte një gjë e lehtë. Për fat të mirë këto piktura ishin pronë e doktorit Peter Ludwig – një koleksionues, që pati marrëdhënie në ngushta me Ministrinë tonë të Kulturës. Dhe në fakt ai ofroi pikturat e Picasso-s për një ekspozitë në qendrën bullgare kulturore në Vjenë. Interesi ndaj ekspozitës ishte tepër i madh, pak më vonë ajo u prezantua edhe në Galerinë e Qytetit të Sofjes. Gjatë viteve në vijim ekspozitat në këtë shtëpi u bënë të shumta. Në sallat e bukura dhe gjithmonë plot me publik, veprat e tyre i kanë treguar piktorët bullgarë – bashkëkohorë dhe klasikë, skulptorë, krijues që punojnë me qelq apo tekstil, dizajnerë. Në vend të dytë janë koncertet, sepse për Austri këngëtarët tonë operistikë janë ambasadorët tanë më të mirë – për shembull Ljuba Veliç nga “Staatsoper”-i. Të mos harrojmë leximet letrare dhe shfaqjet teatrale. Fotografia më e re e prezantuar në ekspozitë është nga mbyllja e ekspozitës, kushtuar përvjetorit të 40-të të shtëpisë. Në këtë fotografi mund të shihet fytyra e profesorit nga Universiteti i Vjenës Stoimen Stoillov. Duhet të them gjithashtu se vitet e fundit arti bullgar doli nga Shtëpia “Wittgenstein” dhe gjeti vend në sallat e mëdha dhe në muzetë e tërë Austrisë.”
Ekspozita dokumentare do të mbetet në sallën “Sredec” pranë Ministrisë së Kulturës deri më 11 maj e pastaj me rast të festës bullgare 24 maj, ajo do të zhvendoset në sallat e bukura të Shtëpisë “Wittgenstein” – si një kujtim për çastet e kaluara sublime në shoqërinë e artistëve të mëdhenj.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Në Ambasadën e Bullgarisë në Londër, Prof. Bettany Hughes prezantoi pjesë nga seria e filmave të rinj të BBC – “Thesaret e Bullgarisë”.Hughes është autore e dy episodeve "Thesaret e Bullgarisë" nga seria dokumentare "Thesaret e botës", që..
Fakulteti i Arteve të Bukura në Universitetin e Veliko Tërnovos "Shën Kirill dhe Metodij" feston përvjetorin e gjysmëshekullit me një ekspozitë interesante të bazuar në punët e diplomës të studentëve dhe punimet e profesorëve aktualë të universitetit të..
“Artist lind, nuk bëhesh” – ndihet ende jehona e së vërtetës së këtyre fjalëve të Maria Callas, prima e operës botërore, e lindur më 2 dhjetor në Nju Jork. Në këtë datë, pikërisht 101 vjet pas lindjes së Callas, një grua bullgare, një yll i vërtetë..