Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Agjencia “Arkivët” tregon historinë e Shtëpisë “Wittgenstein” në një ekspozitë dokumentare

БНР Новини
Foto: arkiv

E krijuar si një vitrinë propagandistike e artit socialist me ndihmën e ministres së kulturës Ljudmilla Zhivkovës (bijës së liderit komunist Todor Zhivkov), shtëpia “Wittgenshtein” pak nga pak arriti të lirohet nga kuptimi ideologjik i krijimit të vet dhe fitoi një publik elitar. Lidhur me përvjetorin e 40-të të hapjes së këtij institucioni kulturor në Vjenë Agjencia Shtetërore “Arkivët” tregon historinë e tij në një ekspozitë fotografike.

Shtëpia “Wittgenshtein” është institucioni i parë i tillë i hapur në kohën e Luftës së Ftohtë në një nga kryeqytetet kulturore të botës kapitaliste – Vjenë. Përveç kësaj ai ndodhet në një ndërtesë me vlerë të lartë arkitekturale, për ndërtimin e së cilës ka kontribut një filozof të madh me prejardhje ausriako-bullgare.

Shtëpia është ndërtuar me porosi të motrës së Ludwig Wittgenshteinit – tregoi Galina Pindikova, kuratorja e ekspozitës. – Në vitin 1928 Margaret Stounbëro kërkoi nga vëllai i saj që të projektojë një shtëpi dhe ai e bëri këtë me ndihmën e një miku arkitekt. Ndërtesa e projektuar është me forma të thjeshta gjeometrike, pa shumë stolisje. Natyrisht historia e saj është e gjatë dhe interesante dhe në një moment çështjet arritën tek rrëzimi i shtëpisë. Atëherë disa arkitektë austriakë themeluan një lëvizje shoqërore për shpëtimin e saj. Në krye të kësaj lëvizjeje ishte Karl Aubiok (nëna e të cilit ishte bullgare dhe i cili atëherë pati lidhje të ngushta me ambasadorin bullgar). Pikërisht arkitekti austriak i propozoi Bullgarisë që ta blejë këtë godinë – kështu shteti ynë shpëtoi monumentin arkitektural dhe në të njëjtën kohë u bë pronar i një pasurie të patundshme me vlerë të posaçme.”

Shtëpia e rinovuar hapi dyert më 4 janar 1977 me një koncert operistik në sallën e sapondërtuar për koncerte. Në këtë ndërtesë gjetën strehim Instituti Bullgar i Studimit – organizator i konferencave shkencore dhe ngjarjeve kulturore, shoqata “Shenjtorët Kirill dhe Metodi”  dhe shumë të tjerë. Në më se 300 fotografi dhe dokumente arkivore, të cilat mund të shihen për herë të parë, Agjencia Shtetërore “Arkivët” kthehet tek ngjarjet e para atje dhe tregon historinë e institucionit kulturor deri më sot.

Mijëra janë ngjarjet kulturore të zhvilluara atje dhe është e vështirë që të zgjidhen më interesantet. Me siguri duhet përmendur ekspozitën e Picasso-s në vitin 1984 me 156 tablo të piktorit të madh – tregoi Galina Pindikova dhe sqaroi pse pikërisht Picasso. – Atëherë komunikimi mes dy blloqeve nuk ishte një gjë e lehtë. Për fat të mirë këto piktura ishin pronë e doktorit Peter Ludwig – një koleksionues, që pati marrëdhënie në ngushta me Ministrinë tonë të Kulturës. Dhe në fakt ai ofroi pikturat e Picasso-s për një ekspozitë në qendrën bullgare kulturore në Vjenë. Interesi ndaj ekspozitës ishte tepër i madh, pak më vonë ajo u prezantua edhe në Galerinë e Qytetit të Sofjes. Gjatë viteve në vijim ekspozitat në këtë shtëpi u bënë të shumta. Në sallat e bukura dhe gjithmonë plot me publik, veprat e tyre i kanë treguar piktorët bullgarë – bashkëkohorë dhe klasikë, skulptorë, krijues që punojnë me qelq apo tekstil, dizajnerë. Në vend të dytë janë koncertet, sepse për Austri këngëtarët tonë operistikë janë ambasadorët tanë më të mirë – për shembull Ljuba Veliç nga “Staatsoper”-i. Të mos harrojmë leximet letrare dhe shfaqjet teatrale. Fotografia më e re e prezantuar në ekspozitë është nga mbyllja e ekspozitës, kushtuar përvjetorit të 40-të të shtëpisë. Në këtë fotografi mund të shihet fytyra e profesorit nga Universiteti i Vjenës Stoimen Stoillov. Duhet të them gjithashtu se vitet e fundit arti bullgar doli nga Shtëpia “Wittgenstein” dhe gjeti vend në sallat e mëdha dhe në muzetë e tërë Austrisë.

Ekspozita dokumentare do të mbetet në sallën “Sredec” pranë Ministrisë së Kulturës deri më 11 maj e pastaj me rast të festës bullgare 24 maj, ajo do të zhvendoset në sallat e bukura të Shtëpisë “Wittgenstein” – si një kujtim për çastet e kaluara sublime në shoqërinë e artistëve të mëdhenj.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Arti transformon vendet e preferuara në qendër të Plovdivit

Në ditët e para të vjeshtës, banorët dhe mysafirët e Plovdivit janë të ftuar të kujtojnë hapësira të veçanta, të dashura dhe interesante në qendër të qytetit. Ky rizbulim i veçantë dhe njohje e vendeve të përvetësuara nga emocionet dhe kujtimet personale..

botuar më 24-10-02 7.35.PD

"Triumfi" - kandidati bullgar për "Oscar" triumfoi në "Trëndafilin e Artë"

Filmi "Triumfi" i tandemit regjisorial Petër Vëllçanov dhe Kristina Grozeva fitoi çmimin e madh për film artistik në Festivalin e 42-të të Kinemasë Bullgare "Trëndafilin e Artë" në Varna. Filmi mori edhe çmimin për skenarin e shkruar nga dy..

botuar më 24-09-27 11.47.PD
Prof. i Asociuar Marco Scarpa

Prof. i Asociuar Marco Scarpa: Gjuha dhe alfabeti nuk duhet të shërbejnë për të kundërshtuar njëri-tjetrin, por duhet të vlerësohen si një pasuri e përbashkët

Prof. i Asociuar Marco Scarpa hulumton trashëgiminë e Krilit dhe Metodit dhe rolin e qendrave sllavo-jugore ku janë shkruar librat në të kaluarën (të ashtuquajturat skriptoriume) dhe të letrarëve që kanë punuar në to për lulëzimin e kulturës së..

botuar më 24-09-26 7.20.PD