Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarje me adresë ballkanike

Zoran Zaev u bë kryeministër i Maqedonisë

BGNES

Kuvendi maqedonas zgjodhi qeverinë e re të shtetit në krye me liderin e Lidhjes Social Demokratike Zoran Zaev. Me qeverinë e re pritet se Maqedonia do të kapërcejë situatën e rënde politike dhe krizën, në të cilën shteti ndodhet që nga viti 2015 e këtej. Qeveria e Zaevit ka 15 ministri dhe 6 ministra pa resor. Ministri i ri i jashtëm Nikolla Dimitrov tha se vizitat e tij të para jashtë Maqedonisë do të jenë në shtetet fqinje, marrëdhëniet me të cilat kohët e fundit ishin të tensionuara. Kështu ai dëshiron të tregojë “fytyrën e re të Maqedonisë”.


Greqia menjëherë do të ftojë në Athinë diplomatin maqedonas numër 1

a1on.mk

Ministri i punëve të jashtme i Greqisë Nikos Kocijas informoi se menjëherë do të ftojë në Athinë homologun e tij maqedonas Nikolla Dimitrov, për të kërkuar mënyra për përmirësimin e bashkëpunimit dhe për zgjidhjen e problemeve të vjetra në përputhje me parimet e demokracisë dhe me konsensus. Pavarësisht nga gatishmëria e shprehur për bashkëpunim, ai përsëriti pozitën e tij të njohur në lidhje me debatet mes Shkupit dhe Athinës për emrin e Republikës së Maqedonisë.


Vuçiç u betua si president i Serbisë

BGNES

Presidenti i Serbisë i zgjedhur më 2 prill Aleksandër Vuçiç u betua në Kuvend dhe zyrtarisht mori detyrën e kreut të shtetit me mandat pesë vjeçar. Në ceremoni ishin të pranishëm Presidenti i deritanishëm Tomisllav Nikoliç, Presidemnti i Reubikës Srëbska në Bosnjë dhe Hercegovinë Milorad Dodik, liderë të partive politike, përfaqësues të Sllovenisë, Hungarisë, Malit të Zi, Kroacisë, Bosnjë e Hercegovinës, Greqisë dhe Austrisë dhe ambasadorë. Para  ndërtesës së Parlamentit u mblodhën disa mijë veta, të cilët shprehën përkrahje për presidentin e ri. Në Beograd u zhvillua gjithashtu një protestë kundër “diktaturës së Vuçiçit”, e organizuar nga partitë opozitare.


Liderët e Malit të Zi tashmë ndodhen në listën e zezë të Kremlinit

BGNES

Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviç, Kryetari i parlamentit Ivan Brajoviç dhe kryetari i partisë qeverisëse të socialistëve Milo Xhukanoviç janë përfshirë në ashtuquajturën “listë të zezë” të Kremlinit, në të cilën hyjnë persona, të cilët nuk kanë të drejtën të hyjnë në Rusi, informoi gazeta malazeze “Pobeda”. Duke cituar burime diplomatike, gazeta saktëson se në listë ndodhen gjithashtu ministra dhe deputetë, të cilët përkrahin aderimin e Malit të Zi në NATO. Ministria e Punëve të Jashtme e Podgoricës ka kërkuar nga Moska informacion për të gjithë personat, të cilët sipas kësaj liste nuk mund të hyjnë në territorin e Rusisë, mirëpo sipas gazetës “Pobeda” pala ruse nuk do t’i ofrojë të dhënat në fjalë.


Ndaluan liderin e “Shtetit Islamik” në Stamboll

hurriyet.com.tr

Policia turke ndaloi në Stamboll njërin nga udhëheqësit e organizatës terroriste “Shteti Islamik” Halis Bajanxhuk, informoi gazeta “Hurriyet”. Bajanxhuk , i njohur gjithashtu me emrin Abu Hanzal, është arrestuar katër herë që nga viti 2011 e këtej në kuadrin e operacioneve të policisë kundër “Al Kaida”-s dhe “Shtetit Islamik”, mirëpo në të gjitha rastet është liruar disa muaj më vonë. Xhihadisti është autor i artikujve për media të ndryshme të “Shtetit Islamik” dhe merret me rekrutimin e anëtarëve të rinj. Shkaqet për ndalimin e tij të fundit janë kërcënimet e tij të drejtuara drejt pushteteve turke në një fjalim të mbajtur në Stamboll.

Përpiloi: Stoimen Pavllov
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Më shumë nga rubrika

Nënshkrimi i Traktatit të Paqes të Neuilly, 27 nëntor 1919

Elegjia për Krahinat Perëndimore tingëllon si një requiem

105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..

botuar më 24-11-27 7.05.PD

Nuk ka qartësi se cila pjesë e trashëgimisë kulturore bullgare në Ukrainë është ruajtur për brezat e rinj

Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..

botuar më 24-11-26 7.35.PD

Chat-i bullgar me inteligjencën artificiale BgGPT mund të shfrytëzohet falas nga të gjithë

Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë  Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..

botuar më 24-11-25 9.45.PD