Sivjet temperaturat e larta në fillimin e verës përkojnë me një aktivizim jashtëzakonisht të lartë të politikës së jashtme bullgare të lidhur me çështjet ballkanike. Të enjten Kryeministri Bojko Borisov ndodhet në Selanik për samitin trepalësh me Kryeministrin e Greqisë Aleksis Cipras dhe Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç. Pjesëmarrja e tij në këtë samit të thirrur për bashkërendimin e veprimeve të përbashkëta për lidhje më të ngushta në fushën e transportit dhe energjetikës dhe për kundërvënien e fluksit të migrantëve dhe sfidave para Ballkanit Perëndimor, është një pjesë e aktiviteteve të shumta të politikës së jashtme rajonale të Bullgarisë gjatë kësaj jave.
Në Selanik Borisovi mbërriti nga Trieste e Italisë, ku të mërkurën mori pjesë në samitin “BE-Ballkani Perëndimor”. Para pjesëmarrësve Kryeministri pohoi angazhimin e qeverisë me përgatitjen e shteteve nga Ballkani Perëndimor për anëtarësi në BE-në dhe cilësoi ndërtimin e infrastrukturës lidhëse si shumë i rëndësishëm për afirmimin e perspektivës evropiane të rajonit. Më rëndësi tepër të madhe për Bullgarinë ishte plani i Komisionit Evropian i shpallur para forumit në Trieste për financimin e Korridorit Pan-evropian Nr. 8 nga Deti i Zi deri në Detin Adriatik, i cili parashikon lidhjen e Shkupit dhe Sofjes me autostradë dhe hekurudhë.
Derisa në Trieste zhvillohej samiti “BE-Ballkani Perëndimor”, në Sofje zëvendëskryeministrat Tomisllav Donçev dhe Ekaterina Zaharieva diskutuan veprimet rreth projektit për lidhjen e sistemeve të transportimit të gazit të Bullgarisë dhe Greqisë me të dërguarën e posaçme dhe koordinatoren e çështjeve energjetike ndërkombëtare të Departamentit Shtetëror të SHBA-së Mary Warlick. Bashkëpunimi i ardhshëm në mes të dy shteteve në energjetikë u diskutua në kontekstin e domosdoshmërisë për garantimin e sigurisë energjetike në tërë Evropën Juglindore. Objekt i vëmendjes së posaçme ishin projektet strategjike për shtetin tonë si lidhja e sistemit të transportimit të gazit të Bullgarisë me sistemet e Turqisë, Serbisë dhe Rumanisë.
Para kësaj, të hënën, në kuadrin e Kongresit Botëror të Naftës në Stamboll, kryeministri Borisov zhvilloi bisedime me një format shumëpalësh me presidentët e Turqisë dhe Serbisë – Rexhep Erdogan dhe Aleksandër Vuçiç, dhe homologun e tij shqiptar Edi Rama, kështu edhe bisedime në format dypalësh – me Kryeministrin turk Binali Yildirim, për çështjet e bashkëpunimit regjional në energjetikë dhe në lidhjen energjetike. Para partnerëve të Bullgarisë në rajon Bojko Borisovi shpalli se pas ndërtimit të lidhjes së sistemeve për transportimin e gazit të Bullgarisë dhe Rumanisë, qeveria do të përqendrohet mbi ndërtimin e lidhjeve analogjike me Turqinë, Greqinë dhe Serbinë.
Gjatë kësaj jave veprimet dypalëshe me Serbinë në energjetikë, me theks kryesor mbi lidhjen e sistemeve të transferimit të gazit, ishin aksentët e negociatave të ministres së energjetikës Temenuzhka Petkova në Beograd me homologun e saj Aleksandër Antiç. Bashkëpunimi energjetik ishte një temë e rëndësishme gjatë kohës së vizitës së Presidentit Rumen Radev në Malin e Zi. Gjatë bisedimeve me Rumen Radevin Presidenti Filip Vujanoviç dhe Kryeministri Dushko Markoviç ftuan Bullgarinë që të përfshihet në projektin për ndërtimin e linjës transmetuese për energji elektrike mes Malit të Zi dhe Italisë përmes Detit Adriatik.
Dinamika në politikën regjionale të Bullgarisë gjatë ditëve të fundit është pazakonisht e lartë dhe në të njëjtën kohë logjike dhe e pritur. Akoma gjatë qershorit në samitin e BE-së Kryeministri Borisov pohoi gatishmërinë e Bullgarisë për pjesëmarrje në ashtuquajturin “Proces të Berlinit” për përshpejtimin e integrimit evropian të Ballkanit. Integrimi i Ballkanit është gjithashtu një nga tri prioritetet e kryesisë së ardhshme bullgare të BE-së gjatë pjesës së parë të vitit të ardhshëm. Aktivitetet e politikës rajonale bullgarë gjatë kësaj jave tregojnë se qëllimet e saj takojnë përkrahje të gjerë.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Pasi për të njëmbëdhjetën herë ia dolën të zgjedhin kryetaren e Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor në personin e Natalija Kisellovës, të propozuar nga “BSP – E majta e Bashkuar”, deputetët votuan për zgjedhjen e nënkryetarëve të..
Ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, u dëgjua nga Komisioni për Punët e Jashtme i Parlamentit Evropian. Ai tha se disa nga kujtimet e tij më të bukura janë nga Bullgaria, por akuzoi Sofjen për ngecje të integrimit evropian të..
Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani, me një pjesëmarrje prej mbi 52%, kandidati i pavarur Calin Georgescu, i cili nuk ishte në..
Në konsultimet e sotme me presidentin Rumen Radev për formimin e qeverisë në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, kreu i partisë..
Në konsultimet me presidentin Rumen Radev për formimin e qeverisë në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, bashkëkryetari i grupit të..
Këshilli i BE-së vendosi të hiqen kontrollet në kufijtë tokësorë të Shengenit të Bullgarisë dhe Rumanisë nga 1 janari 2025, njoftoi Presidenca hungareze..