Të ngopësh shpirtin e të afërmit nuk kërkon përpjekje të shumta. Mjafton vetëm që të qëndrosh para tij me zemër të hapur dhe të bësh me besim hapat e parë.
Devora dhe David, janë dy të rinj të pazakontë pothuajse si emrat e tyre. Ata tashmë e kanë hapat më të vështirë dhe kanë kaluar pjesën më të madhe të rrugës dhe dinë, se kur vijnë porta është e hapur për ta. Çdo javë të dy të rinjtë i sjellin Klubit të Pensionistëve në lagjen e kryeqytetit “Mlladost” ushqim të ngrohtë. Mirëpo, kjo nuk është me rëndësi. “Jo vetëm bukë, por trapezë të përbashkët. Jo vetëm një qepshe supe, por ushqim nga vatra shtëpiake” është motoja e nismës së tyre.
"Ato janë gjërat e zakonshme, të cilat secili duhet të bëjë, pra të ketë një grup njerëzish, ose të paktën vetëm një njeri, për të cilin të tregojë kujdes – rrëfen Devora. – Ne i zgjodhëm ata njerëz të moshuar dhe atë që bëjmë buron nga zemrat tona. Dhe në të vërtet mendoj, se çdo njeri duhet t’i shfaqë ndaj ndonjërit tjetër kujdes dhe dashuri."
Kur për herë të parë qëndruan para njerëzve të moshuar, Devora Kovaçëve dhe David Krumov, zbuluan në sytë e tyre një nevojë të vetme. Ajo përqendrohej në dëshirën e tyre, që ndonjëri të bisedojë me ta, të dëgjojë për dhembjet dhe gëzimet e tyre. E pritën me duartrokitje, përqafime, fjalë të mirënjohjes. Dhe secili ruan në zemrën kujtimin e parë special nga një takim, i cili përtëritet pesë muaj me radhë.
"E quajtëm nismën tonë “Trapeza e përbashkët”, sepse rreth një trapeze të tillë plot ushqim ne u tregojmë njeri tjetrit histori, përjetime, ëndrra – tregon Devora. – Edhe të moshuarit rrëfejnë mendimet e tyre. Shumë prej tyre jetojnë vet, disa nuk kanë edhe fëmijë dhe nipa. Të tjerë janë të vetmuar, sepse fëmijët e tyre janë diku përtej kufijve të vendit. Dhe në një moment vijnë të rinj të cilët jo vetëm që u sjellin atyre ushqim, por janë gati të zhvillojnë bisedime të përbashkëta. Ata njerëz kanë nevojë jo aq nga ushqimi, se sa të rrëfejnë dhembjet e tyre. Kështu që takimet tona i janë kushtuara më tepër komunikimit."
Devora dhe David janë artistë të ardhshëm – ajo i bie harpës dhe mëson në Akademinë Muzikore, ndërsa ai është student i mjeshtërisë prej artisti në Akademinë Kombëtare të Artit Teatror dhe të Filmave. Të dy ata u takuan para disa vitesh. Në Shkrimin e Shenjtë flitet shumë për mëshirën dhe bamirësinë. Pikërisht ato dhunti i mbajnë në vet vetën ata të dy të rinj.
"Me Davidin kemi rritur në familje të krishtere dhe jemi edukuar ashtu, të besojmë në të mirën dhe të bëjnë vepra të mira – rrëfen Devora. – Prindërit e mi më kanë mësuar t’u zgjatë dorë njerëzve në nevojë. Dhe mund të them, se edhe e kanë treguar këtë. Duke rritur në një mjedis të tillë, njeriu patjetër fillon të shfaqë bamirësi ndaj të tjerëve."
Siç thotë papa Francisk “i afërm ynë është ai, të cilin e takojmë në rrugë dhe ka nevojë për ndihmën tonë”.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: arkiv personal
Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë në Bullgari - vendi me një nga indekset më të ulëta të shkrim-leximit mediatik në BE , njofton..
Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi i sivjetshëm festiv i bashkisë do të nisë më 2 dhjetor me ndezjen ceremoniale të Pemës së..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për Trajtim Aktiv (UMBAL) Burgas, njofton institucioni shëndetësor. Bëhet fjalë për një qasje të re..
Me afrimin e dimrit, shumë njerëz në Evropë po pyesin se si do të ndikojë sezoni në portofolin e tyre dhe nëse do të detyrohen të zgjedhin, për shembull,..
"Ti thua se je bullgar, por nuk e di gjuhën bullgare" - më shumë se një ose dy nga bashkatdhetarët tanë nga komunitetet historike bullgare në mbarë botën..