“Lajmi i nxehtë” i mediave bullgare ditën e parë të javës janë rezultatet e zgjedhjeve në Gjermani. Gazeta “Dnevnik” publikoi titullin “Merkeli shënon një fitore historike në zgjedhje”, kurse gazeta “Sega” theksoi se “Angela Merkel ka fituar, por ka humbur 1 mln zgjedhës”. Sipas gazetës “Trud”, në zgjedhjet në Gjermani fituesi i madh dhe në të njëjtën kohë palë humbëse është e djathta – Bashkimi Kristian Demokratik i kancelares Angela Merkel dhe Bashkimi Kristian Social i Bavarisë. Gazeta argumentohet me faktin se gjatë zgjedhjeve të djeshme parlamentare ata kanë fituar më shumë vota, por në të njëjtën kohë kanë humbur më shumë vota në krahasim me zgjedhjet para 4 vitesh – 33 për qind, ose me 8.7 për qind më pak në krahasim me vitin 2013, që është rezultati i tyre më i keq që nga viti 1949 e këtej.
Para Televizionit Kombëtar Bullgar Ambasadori i Gjermanisë në Bullgari Herbert Salber tha se vota ka qenë e befasishme dhe pa dyshim partitë, të cilat deri tani ishin në koalicionin në pushtet, e kanë humbur vota. Mirëpo, diplomati shtoi se nuk pret që rezultatet e votës të çojnë në ndryshim të politikës së Gjermanisë ndaj Bullgarisë. Ai shprehu bindjen se bashkëpunimi dypalësh do të forcohet edhe për shkak të kryesisë së ardhshme bullgare të Këshillit të BE-së.
Ditën e hënë në mëngjes ende nuk kishte reaksione zyrtare të institucioneve, por Kryeministri bullgar Bojko Borisov publikoi një mesazh personal në Twitter, ku e përshëndeti Angela Merkelin, duke shënuar se fitorja e saj elektorale tregon se “Evropa do të mbetet e fuqishme dhe e bashkuar”. Kryeministri siguroi gjithashtu se si lider i forcës më të madhe politike në Gjermani, ajo do të mund të shpresojë te Bullgaria edhe në të ardhmen, si mike dhe partnere strategjike në BE dhe NATO.
Tani për tani reaksionet në Sofje tregojnë se sa të rëndësishme për bullgarët janë ngjarjet në Gjermani. Gjermania është partneri më i rëndësishëm i Bullgarisë në BE, kurse kjo rrethanë në vigjilje të kryesisë së saj të ardhshme të BE-së në gjysmën e parë të vitit tjetër do të ketë një vlerë edhe më të madhe. Rezultatet e zgjedhjeve ditën e diel në Gjermani do të thonë se partneri kryesor i Bullgarisë edhe gjatë kryesisë sonë, do të jetë pikërisht koalicioni gjerman me në krye Angela Merkel. Pikërisht ajo e siguroi Kryeministrin Borisov në fillim të qershorit se qëllimet e kryesisë bullgare janë si ato të Berlinit dhe do të ndihmohen nga Gjermania. Ajo njohu gjithashtu angazhimin e madh të Bullgarisë në ruajtjen e kufirit të jashtëm të BE-së me Turqinë dhe përpjekjet e saj në luftimin e trafikut të njerëzve dhe të migracionit ilegal. Merkeli bëri vlerësime të tilla edhe në bisedimet me Presidentin Radev gjatë vizitës së tij të parë në fillim të këtij viti në Gjermani, kur ripohoi edhe qëllimet e Berlinit për zhvillimin e gjithanshëm të marrëdhënieve dypalëshe me Bullgarinë.
Ngjarjet e fundit politike në Gjermani në fund të fundit do të thonë se Sofja nuk do të duhet të bëjë ndryshime të konsiderueshme në bashkëpunimin e saj me Berlinin. Mirpo, në takimet e sivjetshme me udhëheqësit bullgarë, përveç vlerësimeve të mira, Angela Merkel bëri edhe disa rekomandime, të cilat tregojnë se Berlini ka gjithashtu disa vërejtje kritike ndaj Sofjes. Merkeli ishte kategorike se Bullgaria duhet të bëjë akoma hapa në luftimin e trafikimit ilegal të migrantëve përtej kufirit, si dhe të bëjë më shumë përpjekje në luftimin e korrupsionit dhe në shndërrimin e Bullgarisë në një shtet juridik. Këto vlerësime do të thonë se në Gjermani u zgjodh për mandat të katërt me radhë një kancelar, i cili përveç se është i njohur dhe i parashikueshëm, është gjithashtu kritik ndaj Bullgarisë.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Një parlament edhe më shumëngjyrësh u përvijua nga vota e zgjedhësve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Parashikimet fillestare ishin për një Kuvend Popullor me 9 parti, por rezultatet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)..
Një tjetër zgjedhje e parakohshme është tashmë pas nesh, por përtej pjesëmarrjes paksa të rritur të votuesve, krahasuar me votat e qershorit të këtij viti, është ende e vështirë të parashikohen konfigurimet politike që do t'i japin një shans formimit..
Partia MEÇ, sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare, do të jetë lojtari i ri në parlament. Shkurtesa MEÇ vjen nga fjalët bullgare moral, edinstvo, çest (morali, uniteti, nderi). Partia u themelua në tetor 2023 nga avokati,..
Në konsultimet e sotme me presidentin Rumen Radev për formimin e qeverisë në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, kreu i partisë..
Në konsultimet me presidentin Rumen Radev për formimin e qeverisë në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, bashkëkryetari i grupit të..
Këshilli i BE-së vendosi të hiqen kontrollet në kufijtë tokësorë të Shengenit të Bullgarisë dhe Rumanisë nga 1 janari 2025, njoftoi Presidenca hungareze..