Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prof. Viden Tabakov me kontribut të konsiderueshëm për shkeljen e njeriut të parë në Hënë

БНР Новини
Dokumente personale të profesorit bullgar Viden Tabakov
Foto: desebg.com

Shumë bullgarë të mençur kanë kontribuuar për progresin e njerëzimit në fusha më të ndryshme. Shumë prej tyre kanë banuar jashtë vendit, por sot të gjithë i përmendim emrat e tyre me krenari. Vetëm mund të supozojmë se çfarë kanë paguar të gjithë ata për largimin e tyre nga atdheu.

Një prej këtyre truve ka lindur në vitin 1919 në një fshat të vogël në Bullgarinë Veriperëndimore. Para pak kohe agjencia shtetërore “Arkivat” mori disa dokumente personale të profesorit bullgar Viden Tabakov, i cili ka kontribuuar me punën e vet në kuadrin e programit amerikan për dërgimin e njeriut të parë në Hënë.

Снимка"Prof. Viden Tabakov lindi në fshatin e rrethit të Bellogradçikut Stakevci, por më vonë bëri studime për inxhinieri në Pragë dhe së shpejti arriti të hyjë në elitën e inxhinierisë së Rajhut të Tretë – na tregon Mihaill Gruev, kryetari i Arkivave. – Në vitin 1945 ai mbaroi në degën e ndërtimit të avionëve dhe mbrojti doktoratë në fushën e shkencave inxhinierike në Berlin. Si shkencëtar i ri ai i bëri një përshtypje të mirë udhëheqësit të Programit të Raketave të Rajhut Verner fon Braun. Pas kapitullimit të Gjermanisë Viden Tabakov emigroi në Argjentinë. Në atë kohë Shtetet e Bashkuara orientoheshin ndaj bashkëpunimit me ish-nazistët, të cilët mund t’i ndihmonin në rivalitetin me Bashkimin Sovjetik në vitet e Luftës së Ftohtë. Kështu ata e kërkuan Verner for Braun, kurse ai nga ana e vet u kujtua për bashkëpunëtorin e dikurshëm dhe e ftoi për t’u përfshirë në programin kozmik “Apolo”. Viden Tabakov filloi të punojë me amerikanët dhe u bë një mik i afërt i Nijl Armstrongut, i cili zbriti në Hënë në vitin 1969. Pas kësaj u bë udhëheqës shkencor i astronautit në Institutin për Studime Kozmike në Sinsinati, ku banoi dhe punoi deri në fund të jetës së tij. Prof. Viden Tabakov u nda nga jeta në vitin 2015."

Sfida, që duhej të përballonte prof. Viden Tabakov, që të ishte i suksesshëm misioni deri në Hënë, ishte lidhur me temperaturat e larta në atmosferë. Për shkak të tyre kishte rrezik nga shpërthimi i raketave, por shkencëtari bullgar gjeti zgjidhje të problemit, duke sajuar mbulesë metalurgjike të disa pjesëve të motorëve. Kështu “Apolo” 11 e zbatoi qëllimin e vet dhe zbriti në Hënë.

Sipas Auatef Hamedit, profesor i teknikës aerokozmike dhe udhëheqës i laboratorit universitar në Sinsinati, të krijuar nga prof. Viden Tabakov, arritjet e bullgarit janë në fusha të ndryshme të shkencës – në energjetikë, avio-inxinieri, shumë prej teknologjive në aviacion janë përpunuar nga ai. Toka, ajri dhe uji – për të gjithë ata ai ka dhënë një kontribut të konsiderueshëm. Në ajër ka nevojë për avio-motorë, në ujë janë motorët e dizelit për anijet. Ai i ka bërë motorët më ekonomikë, më të lirë dhe më të sigurt, ata lëshojnë më pak emisione të dëmshme.

Për shkak të meritave të konsiderueshme, gjatë vitit 2012 Administrata Kombëtare Aeronautike Hapësinore Amerikane e shpalli prof. Viden Tabakov profesor nderi – ky është një titull, të cilin e kanë shumë pak të huaj. Pasi u kthye në Bullgari pas ndryshimeve demokratike, bashkësia akademike nuk e përshëndeti, kurse burrat e shtetit nuk e ftonin në takimet zyrtare, që ta fshehin aureolën e tij. Megjithatë profesori ishte tërhequr nga vendlindja dhe megjithë sëmundjen e Alzheimerit gjatë viteve të fundit të jetës së tij ai arriti të kujtojë shumë ngjarje nga jeta e tij e hershme në Bullgari. Plot shumë dhimbje janë fjalët e tij të shprehura para një bahskëfshatari të tij – prof. Borisllav Toshev: Në qoftë se isha kthyer do të më dërgonin në kamp dhe pastaj pas disa vitesh ndoshta do të bëhesha kryeinxhinier i Kooperativës Bujqësore në fshatin Stakevci. Ka pak të ngjarë që të më lejonin të punoja në Bellogradçik.

Arkivi i një bullgari të madh tashmë ndodhet në atdhe, por ende nuk ka interes nga ana e shkencëtarëve, thotë Mihaill Gruev. Shtëpia e lindjes e profesorit është shkatërruar. Dhe meqenëse shteti nuk interesohet për kujtesën e gjenive bullgarë, një qytetar ka marrë përsipër ta kthejë shtëpinë e tij në muze. Prof. Viden Tabakov ka mbajtur me vete sende të ndryshme nga Bullgaria që nga fëmijëria e tij në Gjermani, Argjentinë, SHBA. Shpresojme se së shpejti ato do të dërgohen këtu.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ursula von der Leyen

Ekipi i ri i Ursula von der Leyen: a do të arrihet një "marrëveshje paketë" për të miratuar të gjithë komisionerët e BE-së

Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..

botuar më 24-11-20 9.20.PD
Prof. asoc. Spas Tashev

Rajonet ku jetojnë bullgarë në Shqipëri është e nevojshme të kenë autonomi administrative

Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..

botuar më 24-11-19 7.30.PD

Një pemë e bukur bullgare e Krishtlindjeve shkëlqen sërish në Muzeun e Industrisë në Çikago

Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..

botuar më 24-11-16 8.40.PD