Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ati Paolo Kortezi: I lumturuari Evgenij Bosillkov dhe priftërinjtë e tjerë të vrarë janë figura iluministe, të cilat kanë jetuar sipas fesë së krishterë dhe kanë bërë vepra të mira

БНР Новини
Përulja para Memorialit të Viktimave të Komunizmit në kryeqytet

Peshkopi Evgenij BosillkovMë 11 nëntor 1952 në orën 22.30 në oborrin e Burgut Kombëtar të Sofjes katër priftërinj katolikë u ekzekutuan. Në vend që të nënshkruajnë protokollet e procesit të falsifikuar kundër tyre, peshkopi Evgenij Bosillkov dhe priftërinjtë Kamen Viçev, Pavell Xhixhov dhe Josafat Shishkov zgjodhën vdekjen e martirit në emër të fesë. Dhe meqenëse regjimi kishte interes për ta fshehur kujtimin për njerëz të tillë, vrasja e tyre u mbulua me mjegull që deri në vitin 1975, kur personalisht ish-lideri komunist Todor Zhivkov e njohu krimin para Papës Pavli VI në Vatikan. Mirëpo, kisha nuk i harron martirët e saj dhe Papa Joan-Pavli II i shpalli të lumturuar.

Komuniteti katolik në Belene, i udhëhequr nga ati Paolo Kortezi, organizoi në fund të javës së kaluar një përulje me rastin e përvjetorit të 65-të sakrificës së shenjtë të katër priftërinjve me një liturgji në katedralen e kryeqytetit “Shën Josif” dhe me lutje dhe vendosje kurorash në Varrezat Qendrore të Sofjes (deri tani nuk dihet se kur janë varret e tyre) dhe te Memoriali i Viktimave të Komunizmit në kryeqytet. “Ne u japim nder atyre, sepse ndër ta ka një bir nga Belene – imzoti Evgenij Bosillkov. Mirëpo, para se të jenë figura të shenjta për ne, katolikët, ata janë bij të mirë të Bullgarisë, njerëz të mençur, figura iluministe të kombit, të cilët kanë jetuar vetëm sipas fesë së krishterë dhe kanë bërë vepra të mira”, thotë Ati Paolo Kortezi.

Evgenij Bosillkov lindi në vitin 1990 dhe u pagëzua që ditën e lindjes. Një ditë, duke luajtur në bregun e lumit Danub, ai ra dhe uji e grabit. U shpëtua pasi nëna e tij kërkoi lutje nga Zoti dhe si shenjë mirënjohjeje premtoi se do ta dërgojë për të shërbyer në Kishë. Kështu që në moshën 11 vjeçe ai u dërgua në Seminarin Katolik të Konviktorëve në fshatin Oresh, kurse disa vite më vonë u dërgua në Belgjikë, Holandë dhe Italisë. Pas një përgatitjeje të mirë jashtë ai u kthye në atdhe dhe në vitin 1926 u shpall prift.

Ati Paolo KorteziKy qytetar i Belenesë ka marrë arsim evropian dhe ka folur në 11 gjuhë – na tregon ati Paolo Kortezi. – Ai na jep shembull të lexojmë, të interesohemi dhe të mos pushojmë së mësuari. Përveç kësaj i lumturuari Evgenij dhe martirët e tjerë kanë qenë figura të vërteta shpirtërore. Ato na inkurajojnë për të besuar në Zot, sepse jeta nuk është vetëm materiale. Gjëja e tretë e rëndësishme është dashuria ndaj njeriut pranë nesh – në moshën 13 vjeçe Evgenij Bosillkov ka shërbyer në fshatin Bërdarski Geran, ku kujdesej për të varfrit dhe të rinjtë. Ne gjithashtu mund t’u dhurojmë të rinjve shumë gjëra të bukura – feja, arsimi, dhe mund të kryejmë vepra të mira.”

Në vitin 1947 Papa Pij e emëroi Evgenij Bosillkovin si peshkop i Peshkopatës së Nikopolit. Ndërkaq, dosja e tij në Sigurinë e Shtetit arriti 8000 faqe, kurse udhëheqësi komunist Georgi Dimitrov e thirri bashkë me akoma dy figura të lartë kishtare dhe u urdhëroi atyre që t’i ndërpresin lidhjet me kishën katolike në Romë. Dhe kur ata e refuzuan kategorikisht këtë urdhër, ishin persekutuar, arrestuar, dhunuar dhe në fund u ekzekutuan.

Jizu Krishti ka thënë: “Në rast se dikush do që të vijë pas meje, le të heqë dorë nga vetvetja dhe le ta mbajë me veten kryqin e vet!” Kështu ai i ka parashikuar provat e vështira për shkak të fesë. Dhe meqenëse sot jeta e shumicës së figurave shpirtërore të mos jetë kërcënuar në kuptimin e vërtetë të fjalës, sot shumë prej tyre ndeshen me urrejtjen, moskuptimin, zilinë. Kështu për shkak të dëshirës së tij të mirë për të strehuar një familje refugjatësh sirianë në Belene ati Paolo Kortezi u ndesh me agresionin e nacionalistëve dhe u detyrua të largohet nga Bullgaria.

Mirëpritja e përzemërt të Paolo Kortezit gjatë rikthimit të tij në Belene, pasi u dëbua për shkak të strehimit të një familjeje refugjatësh sirianë

Ky nuk ishte gjest imi, por i bashkësisë vendase katolike – tha para pak kohe prifti i kthyer. – Unë nuk mund të kuptoj se si një vepër e mirë dhe e ligjshme mund të shkaktojë kaq shumë urrejtje. Këta refugjatë ishin njerëz modestë, gjithçka ishte koordinuar me Agjencinë Shtetërore të Refugjatëve dhe me organizatën bamirëse “Karitas”. U urojë të gjithëve, që duan të kryejnë vepra të mira, të jenë të guximshëm dhe t’i respektojnë ligjet, Ungjillin dhe vlerat njerëzore, sepse ne jemi të detyruar t’i dashurojnë njerëzit, të ndihmojmë jo vetëm me fjalë, por edhe me veprat tona. Bashkësia jonë përsëri do të përpiqet t’i ndihmojë nevojtarët pavarësisht nëse janë bullgarë, romë, refugjatë. Në fakt, gjysma e banorëve të Belenesë gjithashtu janë refugjatë në mbarë botën, sepse këtu nuk ka punë dhe unë shpresoj se njerëzit do t’i pranojnë dhe do t’i ndihmojnë.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografi: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në kohë pikante dhe Krishtlindjа jonë është djegëse

Shija pikante është një kulturë. Aleksandër Kjurkçiev - Sando, themeluesi i një ferme për speca djegëse pranë Sofjes dhe muzeut të parë për speca djegës në vendin tonë, është i bindur për këtë. Ai organizoi për të dytin vit radhazi festivalin “Chilli..

botuar më 24-12-07 7.00.PD

Banorët e qytetit Çernomorec "kyçin" detin

Qyteti bregdetar Çernomorec shënon festën e tij në Ditën e Shën Nikollës Çudibërësit. Shën Nikolla nderohet si shenjtor mbrojtës i peshkatarëve dhe marinarëve. Çdo vit në këtë datë organizohet një procesion litik me ikonën mrekullibërëse të Shën..

botuar më 24-12-06 6.10.PD

Sofja tashmë disponon sheshin më të madh të patinazhit në Ballkan

Sheshi i akullit më i madh në Gadishullin Ballkanik “Ice Park” ndodhet në Sofje. Parku i akullit i sapohapur zë një sipërfaqe totale prej 11,000 metrash katrorë, me një fushë akulli prej 4,000 metrash katrorë. Tre sheshe patinazhi të mëdha janë të lidhura..

botuar më 24-12-05 10.01.PD