Si fëmijë ai ka pikturuar bashkë me Kriston, i cili është me famë botërore, por në moshën 18 vjeçe, 2 muaj e 6 ditë në tavolinën e operacionit-ngjyrat i ikin dhe që atë ditë ai jeton në një botë pa pamje. Sot në moshën 83 vjeçe, Spas Karafezovit si një baba kujdeset për shpirtrat e njerëzve, të cilët e kanë fatin e tij.
Spas Karafezov kryeson Vatrën Kombëtare të Kulturës për njerëz të verbër “Llouis Braille”, të themeluar nga kompozitori i madh Petko Stajnov, e cila mot do të festojë jubileun e vet të 90. Institucioni është shtëpia e vetme botuese e letërsisë me shtyp braille dhe bibliotekë kombëtare me 3000 libra dhe 13 tituj elektronik. Vatra jo vetëm i përgatit librat me shtypin braille, por i transporton me transport të vet deri në shtëpitë e lexuesve të vet. Vite të tëra me radhë librat shkruhen me dorë - me bizë dhe pllakë, por me ndihmën e dhurimeve nga fondacioni “Shoqëria e hapur” dhe nga ambasada japoneze , tanimë 20 vjet shtypen në një printer të posaçëm.
Krijimi i librave braille është një proces shumë i shtrenjtë për shkak të letrës së importuar. Por, mjerisht shteti nuk lëshon para për këtë veprimtari dhe vatra mbështetet kryesisht tek sponsorët.
“Që nga viti 1994 filluam të bëjmë libra elektronikë - akoma përpara se shtëpitë botuese bullgare të lëshojnë të vetat në treg, fillimisht në sistemin DOS, kurse që nga viti 2007, në sajë të Asociacionit për linguistikë kompjuterike, përmes softuerit SpeechLab - tregon Spas Karafezov. Me ndihmën e këtij programi njeriu i verbër mund të hyjë në internet dhe të mund të punojë me telefon, me kompjuter, dhe me tabletë. Dosja tërhiqet prej një serveri i cili punon 24 orë tek ne dhe teksti transformohet në fjalim. Mund të dëgjohet, të ndryshojë shpejtësia, të kërkohen faqet, në përgjithësi çdo gjë e cila bëhet në kompjuter.”
Duke i përdorur të ashtuquajturit ekrane me prekje, njerëzit e verbër mund të hapin çdo lloj libri me gisht dhe të lexojnë tekstin. Por, ato janë shumë të shtrenjta dhe nuk janë sipas xhepit të studentëve dhe të njerëzve punues - në dallim për shembull ntë Gjermanisë, e cila ua shpërndan falas të zënëve nga ana profesionale. Për shkak të teknologjive, lexuesit në braille pakësohen me çdo një vit të ardhshëm që vjen, por prapë së prapi letra braille është një mjet i pazëvendësueshëm për shkrimin e këndimin dhe për kulturën, më në veçanti në qoftë se njeriu mëson gjuhë të huaja, mendon Spas Karafezov.
“Shansi për punë të njerëzve të verbër është shumë i vogël – thotë ai. Me mjete të Bashkimit Evropian qeveria jep mundësi në kuadrin e disa programeve, por përqindja është e ulët. Mjerisht, mënyrat për një realizim pune janë mjaft të kufizuara, sepse e gjithë bota është e ndërtuar mbi të parit dhe çdo gjë shërbehet nga ana vizuale. Kurse me përparimin e teknologjive shumë nga funksionet nuk i ka - në qoftë se në kohën e kaluar njerëzit e verbër kanë punuar me dorë, ka pasur zanate të veçanta, ka pasur telefonistë, sot e gjithë kjo nuk përdoret. Por, profesionet intelektuale po vazhdojnë të kenë rëndësi, prandaj është i rëndësishëm arsimi. Një fëmijë i verbër nuk duhet të rritet i izoluar, por duhet që në një moshë të herët të arsimohet të mund të përdorë programet moderne kompjuterike, displejet me prekje e kështu me radhë. Është me rëndësi që ai të jetë jo vetëm në nivelin e shokëve të vet pjesëmarrës në procesin mësimor, në universitet, por bile dhe në një nivel më të lartë, që të ketë sukses në jetë.”
Spas Karafezov shton se, ka njerëz të rinj të cilët kanë suksese të mjaftueshme nga këto rrethe - juristë, pedagogë në shkollat për fëmijë të verbër, krijues. Kurse në lidhje me ditën ndërkombëtare të njerëzve të verbër - 13 nëntor, ai ju uron që të gjithëve të jenë të guximshëm dhe të përgatiten mirë për jetën.
“Që të mund të kenë sukses, integrimi niset nga vet ata - të mund të formohen nga brenda, të mund të mbrojnë dinjitetin e vet me nder. Mendoj se një njeri, pavarësisht nga rrethanat dhe nga gjendja fizike, gjithmonë mund të gjejë vendin e vet në jetë.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Më shumë se 1000 njerëz janë përfshirë në fazën pilot të projektit “Gjenomi i Bullgarisë”, i cili synon të mbledhë dhe analizojë një mostër përfaqësuese të gjenomave të bullgarëve bashkëkohorë. Me iniciativën, vendi ynë do të kontribuojë në një projekt..
Prej më shumë se një jave historia e një familje blegtorësh që rritin raca vendase të deleve ka tërhequr vëmendjen e publikut në Bullgari, por edhe të bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit. Dhe në vend që të ndiqte teatrin në parlament dhe luftërat për..
Kush thotë se bullgarët janë njerëz të vrenjtur dhe pesimistë? Shëtisni nëpër tregjet e Krishtlindjeve të Sofjes dhe do të mbeteni me një përshtypje krejtësisht të ndryshme. Mjaftojnë dekorimet festive, muzika, dëfrimet dhe tezgat e mbushura me ëmbëlsira..
Me afrimin e dimrit, shumë njerëz në Evropë po pyesin se si do të ndikojë sezoni në portofolin e tyre dhe nëse do të detyrohen të zgjedhin, për shembull,..
"Ti thua se je bullgar, por nuk e di gjuhën bullgare" - më shumë se një ose dy nga bashkatdhetarët tanë nga komunitetet historike bullgare në mbarë botën..