Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Disa mësues u japin falas mësime fëmijëve të sëmurë në klinikën pediatrike të qytetit Plovdiv

БНР Новини
Zllatina Stajkova, Radosllava Stançeva dhe Jordana Vakrillova

3 mësuese të përmbushura me një entuziazëm karakteristik për periudhën e rilindjes, tanimë muaj të tërë me radhë u japin mësim fëmijëve të sëmurë në Klinikën e Pediatrisë dhe sëmundjeve gjenetike në qytetin Plovdiv, pa marrë për këtë asnjë levë. Kur në fillim të vitit shteti e mbylli shkollën pranë spitalit, mësueset e sapo të pushuara nga puna vendosën që të mbeten, çfarëdo që t’u kushtojë kjo.

Zllatina Stajkova, Radosllava Stançeva dhe Jordana Vakrillova mbetën në klinikë, sepse përvoja e tyre shumëvjeçare ju sugjeroi, se jo vetëm se arsimi ju mungon fëmijëve të sëmurë. Çdo ditë ato u japin mësim në gjuhën bullgare, në lëndën e historisë dhe të mjedisit rrethues, por zhvillojnë dhe dëfrime si leximi i librave, punë me lule të gjalla, punimi i kurorave, byzylykëve, maskave, që të mund ta largojnë vëmendjen e pacientëve të vegjël nga sëmundja. Drejtoria e klinikës e pranon me entuziazëm devotshmërinë e tyre dhe u jep falas një vend në të cilin të komunikojnë me fëmijët.

I kemi vënë vetes për qellim t’i detyrojmë fëmijët të ndihen pak më mirë në klinikë – tregon mësuesja Zllatina Stajkova. – Me pranimin e tyre këtu ata bëhen të stresuar, të izoluar dhe të shtypur, përveç kësaj humbasin shumë nga materiali mësimor. Kështu që ne duam t’i përkrahim duke i ndihmuar në avancimin e mësimeve, por po kështu të luajmë bashkë dhe të bëjmë gjëra të ndryshme, që të mos e çojnë mendimin e tyre drejt sëmundjes. Prandaj vendosëm të krijojmë një bibliotekë të vogël jo vetëm për fëmijët , por dhe për prindërit e tyre, me qenë se rastis që të moshuarit po kështu të drejtohen drejt nesh me dëshirën të lexojnë diçka dhe në këtë mënyrë të mund të largojnë mendimet nga situata spitalore.

Снимка

I pari i cili zgjati dorë për bibliotekën  është botuesi Manoll Pejkov, i cili dhuroi 77 libra për fëmijë, kurse apeli i tij për këtë gjest të bamirësisë arriti deri tek akoma zemra të tjera të ndjeshme. „Apeli i tij në rrjetet sociale lëshoi një ortek të madh prej përkrahjesh dhe njerëz të shumtë u lidhën me ne, jo vetëm që të dhurojnë libra, por dhe të ndihmojnë – kush me çfarë të mundet. Për ne është e rëndësishme jo vetëm përkrahja materiale dhe financiare por dhe ajo emocionale, prandaj i falënderojmë që të gjithë të cilët vazhdojnë të na kërkojnë“, tregon Zllatina Stajkova.

Me vendimin e vet të mbyllë katër shkollat spitalore në Sofje, Plovdiv, Pleven dhe Momin Prohod, të cilat u ndihmonin pacientëve të vegjël me sëmundje onkologjike, psikike dhe kronike me paralizë cerebrale, me djegie të rënda të mos mbeten mbrapa me mësimet gjatë qëndrimit të tyre të gjatë në klinikat, shteti privoi qindra fëmijë nga përkrahja e përditshme arsimuese. Aktualisht prania deri tek arsimi për ta është shumë e kufizuar, nevojitet që të arrihet deri tek një formë e veçantë e arsimit dhe si rezultat i kësaj – jo të gjithë mundin të përfundojnë vitin shkollor. Ky është dhe shkaku që të afërmit dhe të interesuarit për fatin e këtyre fëmijëve të themelojnë shoqatën “Arsimi dhe shëndeti” me një qëllim të vetëm - pacientët e vegjël të mund të rriten në një mjedis, maksimalisht të afërt deri tek ai në të cilin mësojnë, të krijojnë, të lexojnë dhe të dëfrejnë.

Në ekipin tonë anëtarësojnë 5 pedagogë, një mjek dhe po kështu dhe një IT specialist dhe një menaxher – tregon akoma Zllatina Stajkova. – Ne synojmë që pedagogu në spital të pranohet si një pjesë nga procesi shërues. Krijimi i bibliotekës po kështu është një nga prioritetet tona, me qenë se besojmë, se afrimi me librin edukon. Kohët e fundit kemi një sajt, ku çdonjëri mund të shikojë se çfarë bëjmë çdo ditë me fëmijët, cilat janë qëllimet tona dhe se si mund të na ndihmojë. Deri në këtë moment zhvillojmë çdo gjë vullnetarisht dhe do të kemi nevojë për mjete jo vetëm për pajisjen, por edhe për ekipin, i cili çdo ditë kujdeset për fëmijët.

Zllatina Stajkova, Radosllava Stançeva dhe Jordana Vakrillova ende mbështeten tek ndihma e të afërmve dhe të njohurve, por më tepër tek vendosmëria personale, që të mos të kthehen fëmijët e sëmurë në viktimë të qëndrimit të radhës të pashpirt dhe johuman ndaj më të prekshmëve në shoqëri.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gjimnazistë bullgarë në një betejë me dezinformimin

Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë në Bullgari - vendi me një nga indekset më të ulëta të shkrim-leximit mediatik në BE , njofton..

botuar më 24-12-01 8.25.PD

Magji festive me këngë, valle dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve në Qytezën e Festave të Fundvitit në Pleven

Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi i sivjetshëm festiv i bashkisë do të nisë më 2 dhjetor me ndezjen ceremoniale të Pemës së..

botuar më 24-12-01 6.55.PD

Bullgaria bëhet vendi i katërt evropian që zbaton inovacione për trajtimin e plagëve kronike

Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për Trajtim Aktiv (UMBAL) Burgas, njofton institucioni shëndetësor. Bëhet fjalë për një qasje të re..

botuar më 24-11-30 5.15.MD