Në qoftë se i pyesim banorët e Sofjes se çfarë është ndryshimi i qytetit të tyre gjatë vitit të kaluar ndoshta do të marrim përgjigje më të ndryshme. Për ata, të cilët e përdorin transportin urban, me siguri ndryshimi më i rëndësishëm gjatë vitit janë autobusët dhe tramvajet e reja, të cilët lëvizin rregullisht në orët më të ngarkuara. Ata i zëvendësuan automjetet e vjetra të transportit urban të kryeqytetit. Sipas disa qytetarëve të tjerë, ndryshimi më i madh është zgjerimi i zonës së parkimit me pagesë në qendër, që liroi vend në trotuare. Hapësira për veturat, që parkojnë në bulevardet qendrore në kryeqytet, u ngushtua edhe për shkak të shtigjeve të reja për çiklistët. Do ta mbajmë mend vitin edhe me ndërtimin e madh të segmentit të tretë të metrosë së kryeqytetit, që imponoi një riorganizim të zhdërvjelltë të lëvizjes rreth ndërtimit të linjës së re.
“Tërë buxheti i Sofjes i është orientuar përmirësimit të cilësisë së ajrit”, saktësoi Kryetarja e Bashkisë së Sofjes Jordanka Fandëkova, pasi shtroi planet financiare të bashkisë për vitin 2018. Buxheti i Sofjes gjatë vitit të ri do të jetë gjithsej 1.43 mln leva, ose me rreth 100 mln leva më shumë sesa mjetet e parashikuara për vitin 2017. Një pjesë e konsiderueshme e rritjes nuk është nga të ardhurat e tatimeve të rritura dhe taksat e bashkisë, por nga rritja e mjetete shtetërore, të livruara për pagat e mësuesve, të punonjësve socialë dhe infermiereve në kopshtet e fëmijëve. Tatimet në Sofje nuk kanë ndryshuar që nga viti 2009 e këtej. Në të njëjtën kohë ka ndryshim të çmimeve të disa prej shërbimeve administrative gjatë 2017-ës, na rikujtoi administrata e bashkisë.
Lajmi i mirë për Sofjen erdhi para një jave nga Agjencia Ndërkombëtare e Normimit Standard & Poor's, e cila bëri të ditur se është rritur norma afatgjatë e kreditit e Sofjes nga BB+ në BBB me perspektivë stabile. Si kryeqyteti do të përfitojë nga kjo, ja se çfarë na shpjegoi Kryetarja e Bashkisë së Sofjes Jordanka Fandëkova:
“Në vetë raportin e Agjencisë së Normimit thuhet se disiplina e rreptë financiare dhe tërheqja e investimeve mbeten një faktor i rëndësishëm për zhvillimin e Sofjes dhe të Bashkisë së Kryeqytetit në përgjithësi. Më e rëndësishmja në rastin konkret është se Sofja tani për herë të parë merr një vlerësim të tillë, kurse kjo do të thotë shumë dobi për Bashkinë e Kryeqytetit, si dhe për kompanitë dhe biznesin në Sofje në përgjithësi. Kjo do të thotë se mund të tërheqim një resurs më të lirë financiar, kurse kjo do të çojë më shumë investime në qytet. Vlerësimi i Agjencisë së Normimit na tregon se po ecim në rrugën e drejtë – me një politikë shumë konservatore dhe marrje borxhesh vetëm me qëllim investimi, ne do të vazhdojmë ta zhvillojmë qytetin tonë edhe në të ardhmen.”
Përmirësimi i infrastrukturës së qytetit, ekologjia dhe arsimi – këto janë prioritetet e punës, të cilat zakonisht theksohen nga Kryetarja e Bashkisë Jordanka Fandëkova. “Ia kemi orientuar veprimtarinë tonë përmirësimit të mjedisit në Sofje. Shumë prej masave kanë qëllim përmirësimin e cilësisë së ajrit. Kemi parashikuar më shumë mjete të buxhetit për pastrimin e rrugëve, gjë që gjithashtu është një faktor i rëndësishëm për pakësimin e emisioneve të dëmshme në ajër”, thotë Jordanka Fandëkova dhe shton:
“Projekti më i madh strategjik për vitin 2018 do të vazhdojë të jetë metroja. Ky do të jetë viti kyç për ndërtimin e saj. Le të rikujtoj se vetëm me këtë masë - përfshirja e linjës së tretë të metrosë, presim që të kursehen 90 mijë tonë emisione të dëmshme në vit. Përveç kësaj gjatë 2018-ës parashikojmë blerjen e 144 autobusëve të rinj, do të porositen 20 autobusë elektrikë. Pritet rinovimi i linjave kryesore të tramvajit, si ato në bulevardin “Car Boris III”, në rrugën “Graf Ignatiev”, rrugën “Kamenodellska”. Parashikojmë rinovimin e tërësishëm të rrugës “Graf Ignatiev” dhe të sheshit “Sllavejkov”.”
Përveç remonteve të pajisjeve të ndryshme, të rrugëve, shesheve dhe trotuareve në qytetin e madh, do të ndërtohet edhe rikonstruksioni shpëtimtar i godinës së banjës me ujë mineral në lagjen “Bankja”. Ajo është ndërtuar në vetë fillimin e shekullit të kaluar dhe është shpallur monument i kulturës. “Tashmë është zgjedhur zbatuesi, kështu qe gjatë 2018-ës fillon rinovimi i kësaj godine të bukur – emblemë e pasurisë së madhe ujore të kryeqytetit”, është kategorike Jordanka Fandëkova.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Bullgaria duhet të përqendrohet në miratimin e një buxheti që do të ndihmojë për të hyrë në Eurozonë, tha për "Nova TV" drejtoresha menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva. Sipas saj, vendi është në prag të zgjidhjes së problemit të..
41 për qind e kompanive anëtare të Dhomës Bullgare të Tregtisë presin rënie të ekonomisë në vitin 2025. Përderisa 21 për qind besojnë se nuk do të ketë ndryshim në krahasim me vitin 2024. 65 për qind e të anketuarve presin një përkeqësim të biznesit..
Në periudhën janar - shtator 2024 eksporti i mallrave nga Bullgaria drejt BE-së u ul me 3.6% krahasuar me një vit më parë dhe arriti në 20 895 miliardë euro. Partnerët kryesorë tregtarë janë Gjermania, Rumania, Italia, Greqia dhe Franca, të cilat..
Bullgaria duhet të përqendrohet në miratimin e një buxheti që do të ndihmojë për të hyrë në Eurozonë, tha për "Nova TV" drejtoresha menaxhuese e Fondit..