Rakia është një pije e fortë tradicionale alkoolike, e përgatitur përmes distilimit të frutave të fermentuara, që konsiderohet si tradicionale dhe kombëtare në Bullgari dhe në vendet e tjera Ballkanike. Por a e dinë vetë bullgarët sesi t’i gërshetojnë llojet e ndryshme të rakisë me mezet e përshtatshme dhe se si ta konsumojnë më drejt? Përgjigjen e këtyre pyetjeve e japin Gergana dhe Svetlin Mirçevi në punëtoritë e krijuara prej tyre kushtuar rakisë.
Deri në idenë për një punëtori të rakisë u arrit përpara 3 vjetëve, tregon Svetlin Mirçev. Për çdo një raki kemi përshtatur meze të veçantë, krijojmë dhe variacione të këtyre mezeve, mundohemi që të gjitha ato të jenë interesante. Ngjarjet tona, në ndryshim nga degustimet klasike, ku thjesht provohet alkooli, janë shumë dëfryese, e arsimuese e edukuese. Qëllimi ynë është që t’i mësojmë njerëzit sesi degustohet alkooli dhe më konkretisht alkooli prej frutsh, siç është rakia. I’u drejtojmë apel njerëzve të kombinojmë drejtë ushqimin me pijen e përshtatshme. Punëtoritë e ndryshme të rakisë çdo një herë kanë tema të ndryshme – zgjidhet ndonjë kombinimi të caktuar rakie, për shembull raki të llojeve të ndryshme verore ose të tilla dimërore, ose të vjetëruara mirë, ose vetëm prej kumbulle ose vetëm prej rrushi e kështu me radhë.
Nuk ka meze tradicionale për rakinë, është më se kategorik Svetlin. Ka meze tradicionale për llojet e veçanta të rakisë. Shumë herë kam thënë se nga pikëpamja ime, “sallata shope” e preferuar nga bullgarët nuk është një meze e përshtatshme për rakinë, sepse në të ka domate, të cilat kanë një tharti të lartë, kurse rakia po kështu zakonisht është një pije me tharti të lartë. Dhe kjo nga pikëpamja thjesht estetike, shijore dhe logjike nuk është kombinimi më i mirë.
Cilat janë kombinimet më të përshtatshme? Rakia prej kajsie konsumohen me produkte jeshile - spinaq, lëpjetë, sallata jeshile, dhe po kështu dhe me djathëra shume të lehta - si djathi i freskët, mocarela dhe vezë. Rakia prej kumbulle tradicionalisht është e staxhionuar dhe zakonisht është më e rëndë. Për të janë të përshtatshme mishrat e thata, kurse për rakit të pa staxhionuara prej kumbulle – pastërma derri, zhigla dhe ndonjë ushqim tjetër më të yndyrshëm. Raka më e lehtë prej rrushi përshtatet më mirë me çdo lloj sallatash, në të cilat ka ndonjë farë mishi ose proshutë. Ato më të staxhionuara - me djathëra të pjekur dhe me mish jo shumë të thatë. Kurse rakia prej ftoi, tek e cila vështirë mund të gabohet mezja: çfarëdo që të ofrohet ndaj saj, gjithë është e përshtatshme, mjaft të mos të ketë një sasi të lartë të thartësirës. Rakia prej dardhe është zakonisht për aperitiv, por dhe ajo kërkon meze më të lehta - djathëra më të lehtë. Disa raki prej dardhe përshtaten shumë mirë me djathë të mykur, kurse të tjerë me proshutë.
A ka një stinë të caktuar për pirjen e rakisë?
Ne mundohemi të tregojmë, se nuk ka – përgjigjet Gjergana Mirçeva. – Të gjithë thonë se, kur vjen vera, nuk është kohë më për raki, se stina e rakisë është dimri. Por, ka dhe shumë raki, të cilat pihen në periudhën e verës-e freskët prej rrushi jo e staxhionuar, e freskët prej ftoi, raki kajsie. Për stinën e ngrohtë shumë e përshtatshme është rakia prej dardhe, por po kështu dhe rakia prej molle me një mjaltë të shtuar prej shtëpie (medovinë), e cila kur është e ftohur shumë mirë është shumë e këndshme për periudhën e verës. Ajo është 25 gradë, realisht është një liker, por mbi bazën e rakisë.
Gjëja tjetër e rëndësishme është temperatura e saktë e konsumimit. Alkoolet prej frutave konsumohen në një temperaturë midis 12 dhe 20 gradë. Në qoftë se rakia mbahet në një frigorifer të zakonshëm, në momentin në të cilin shtihet në gotë, ajo arrin temperaturën optimale për konsumim. E ngrirë pihet vetëm rakia e keqe, nënvizon Svetlin.
Me rëndësi është që njerëzit të dinë se çfarë i hahet dhe se cili është kombinimi i drejtë i ushqimit dhe i rakisë, sepse kjo ndryshon përjetimin e plotë. Kurse këshilla ime është të pinë rakinë ashtu siç i pëlqen, thotë Svetlin. Por, përpara se të hedhin copën e akullit ose ta hollojnë, është mirë ta provojnë shijen e saj origjinale. Sepse rakia ka një mesazh i cili duhet t’u transmetohet njerëzve. Teknologu i cili e ka bërë, ka arritur një balancë të caktuar në të dhe është mirë kjo të mund të ndihet.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Desisllava SemkovskaGjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës "Abonohu për Natyrën" dhe ndjek historinë e gjashtë arinjve të shpëtuar, Huba, Vihër, Goran,..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në historinë bullgare, ky koncept lidhet më shpesh me periudhën e Rilindjes (shek. XVIII-XIX) dhe me..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës..