Muzeu Kombëtar “Toka dhe njerëzit “ në Sofje është krijuar gjatë vitit 1986 në sajë të dhurimeve bujare të 90 shkencëtarëve bullgarë dhe të huaj, intelektualëve, koleksionuesve dhe 65 institucioneve dhe firmave. Fillimi është vënë një vit më përpara, kur Ilia Delev - kërkuesi dhe koleksionuesi i vetëm në botë i kristaleve gjigante, dhuron koleksionin e vet me kushtin e vetëm – që ai të mbetet në Bullgari.
Ky koleksion është gjë unikale – tregon Petko Petrovi nga muzeu “Toka dhe njerëzit”. Në fakt, koleksioni i tregtarit të mineraleve Ilia Delev është ndarë më dy. Njëra pjesë bie në Paris për shkak të një marrëveshjeje tregtare, tjetra është në Sofje. Dhe kaq. Më shumë koleksione prej kristaleve gjigante nëpër botë nuk ka. Nuk ka rëndësi sesa i pasur është shteti dhe sa i pasur është muzeu - thjesht nuk ka. Në shumë muze mund të shikohet nga një kristal, dy kristale, gjithsej 3 kristale gjigante, por të shikoni në një vend afro 100, siç janë në muzeun tonë -kjo është një gjë e rrallë.
Një nga koleksionet më të vlefshme historike në muze është ai i dhuruesit Petër Tranteev që është një tregim i vërtetë për jetën e perlave të shpellave, të prezantuar në mostrat minerale.
Petër Tranteev është një legjendë në shpeleologjinë bullgare. Ai nuk është thjesht njeri, i cili ka mbledhur diçka dhe ka krijuar koleksion, ai në praktikë është në themelin e krijimit të speleologjisë bullgare. Akoma që në vet fillimin ai dhe speleologë të tjerë kanë filluar të krijojnë regjistër të shpellave me një harta të sakta, dhe kjo në një nivel shumë të lartë shkencor. Koleksioni nuk është vetëm kjo e cila është e paraqitur në vitrinat. Ne i ruajmë shënimet, ditarët, hartat, dhe të gjithë punën e speleologëve bullgarë - tregon Petko Petrov.
Që nga viti 1987 më 19 qershor festohet Dita e dhuruesit të muzeut. Çdo vit hapet ekspozita “Eksponatet e reja”, kurse në një ceremoni festive u jepen certifikata falënderimi dhe mirënjohjeje dhuruesve të muzeut. Çfarë mund të shikohet në ekspozitën e sivjetshme?
“Gjëja e parë e cila e tërheq vëmendjen në këtë ekspozitë, janë disa gurë të mëdhenj të zinj. Mbase në fillim nuk bëjnë përshtypje, por në fakt ata janë meteoritë. Deri tani nuk kishim një koleksion të tillë, kishim vetëm meteoritë fare të vegjël sa një thua – ekzemplare nga Çeljabinsku i Rusisë. Kurse tani e kemi këtë dhurim nga Gjeorgji Penevi, dhe jemi shumë krenarë se kemi një koleksion të tillë me meteoritë kaq të mirë. Në Bullgari kanë rënë vetëm 5-6 meteoritë dhe këta nuk janë bullgarë, por janë ekzemplarë të shkëlqyer.
Një eksponat tjetër interesant është hialofani nga “Busovaça” në Bosnjë dhe Hercegovinë, i dhuruar nga koleksionuesi –adhurues Branisllav Pashaliç nga Serbia. Ky është një nga ekzemplarët më të mirë të hialofanit. Branisllav shpesh merr pjesë në bursat për minerale, të organizuara nga muzeu ynë. Marrëdhëniet tona të mira me të u materializuan me këtë ekzemplar nga vendi ku ndodhen hialofanet më të mira, tregon Petko Petrov.
Një dhurues shumë i respektuar i muzeut “Toka dhe njerëzit”, i cili po kështu merr pjesë në ekspozitën “Eksponatet e reja” është Igor Pekov nga Moska. Ai është mineralogë i shquar, i cili ka zbuluar për shkencën botërore afro 200 minerale të reja.
“Gjithmonë, kur nga minerali ka më shumë – jo vetëm një copë të vogël, Igor Pekov i dhuron mostra Muzeut Mineralogjik “Fersman” në Moskë, Muzeut Gjeologjik i Vernad-it në Moskë dhe muzeut “Toka dhe njerëzit”, tregon bashkëbiseduesi ynë. Ai na ndihmon të renditemi ndër muzetë botërore dhe nuk ka sesi të mos të gëzohemi. Çdo herë, kur vjen këtu, ai sjellë jo nga 2-3, por nga 10-15-20 minerale të reja, jo thjesht të reja dhe të sapo zbuluara.
Jo rastësisht Muzeu Kombëtar “Toka dhe njerëzit” është i quajtur “ tempulli i donatorëve – me krenari tregon zoti Petrov. Shumë njerëz kanë punuar dhe kanë bërë përpjekje të shumta, që muzeu të bëhet këtë që është sot. Donatorët janë tanimë afro 1000, kurse eksponatet e muzeut shtohen vazhdimisht.
Kemi një vitrinë të tërë të bërë me ndihmën e shokëve tanë nga Facebook-u. Kishte një periudhë, në të cilën koleksionimi i mineraleve isjhte diçka e panjohur dhe kishte vetëm pak njerëzit, të cilët merreshin me këtë. Por tanimë kemi disa grupe në Facebook dhe me pjesëmarrësit e tyre kemi kontakte shumë të mira. Për disa prej tyre është thjesht një krenari të tregojnë për mostrat e tyre të dhuruara muzeut “Toka dhe njerëzit”.
Kurse krenaria ynë është të mund t’i ekspozojmë. Natyrisht, këto eksponate janë nga Bullgaria dhe kjo është shumë mirë, mendon Petko Petrov, sepse këtu, në malet tona, po kështu ka gjëra interesante.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Desisllava Semkovska
Gjatë javës së Ditës së Ariut, WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës "Abonohu për Natyrën" dhe ndjek historinë e gjashtë arinjve të shpëtuar, Huba, Vihër, Goran,..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në historinë bullgare, ky koncept lidhet më shpesh me periudhën e Rilindjes (shek. XVIII-XIX) dhe me..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..
Gjatë javës së Ditës së Ariut, WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës..