Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarje me adresë ballkanike

KE: Filloi përgatitja për negociata me Maqedoninë dhe Shqipërinë

Margaritis Schinas

Komisioni Evropian informoi  se po fillon përgatitjen për negociatat për aderimin e Maqedonisë dhe Shqipërisë në BE. Ndërkohë ai do të vazhdojë të përkrahë rezultatet e konsiderueshme, të dukshme dhe të qëndrueshme, posaçërisht në gjyqësor, në kundërvënien e korrupsionit dhe në administratën publike, informoi Sekretari i KE-së për media Margaritis Shinas. Sipas vendimit të Këshillit të BE-së Maqedonia dhe Shqipëria do të mund t’i fillojnë negociatat për anëtarësim gjatë qershorit të 2019-ës, pasi plotësojnë kushtet e vendosura.


Edi Rama: Shqipëria nuk do të pranojë kurrë kampe refugjatësh në territorin e saj

Снимка

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama deklaroi se shteti i tij hedh poshtë propozimin për ndërtimin eventual në territorin e tij të kampeve  për pranimin e emigrantëve, të cilët udhëtojnë për në shtetet e BE-së. “Edhe në këmbim të anëtarësimit në BE, Shqipëria nuk do të ndërtonte kampe refugjatësh. “Kriza e refugjatëve duhet të trajtohet pavarësisht nga gjendja aktuale e përpjekjeve tona të pranimit në BE”, u shpreh kreu i qeverisë dhe nënvizoi se Shqipëria dëshiron të japë kontributin e duhur për barrën evropiane, por kjo nuk do të thotë se Shqipëria mund të bëhet mbështetje për problemet e çdokujt. “Ne kurrë nuk do të pranojmë kampe të tilla refugjatësh. Sepse kjo do të thotë të depozitosh diku njerëz të dëshpëruar si mbeturina toksike që askush nuk i dëshiron.” - tha Kryeministri, sipas të cilit një vendim i tillë do të ishte vendim i rrezikshëm. Më herët Kancelari austriak Sebastian Kurtz dhe Kryetari i Parlamentit Evropian Antonio Tajani propozuan që refugjatët të marrin strehim në shtetet ballkanike.


3000 protestues në Rumani përkrahin mocionin e mosbesimit kundër qeverisë

Снимка

Rreth 3000 protestues dolën të mërkurën para Parlamentit rumun për të treguar se janë kundër qeverisë të së majtës, në të cilën hyjnë përfaqësues të Partisë Socialdemokrate dhe të Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve. Ndërkohë brenda ndërtesës së Kuvendit votohej mocioni i mosbesimit me akuzat nga ana e opozitës se qeveritarët kanë dobësuar epërsinë e ligjit dhe demokracisë. Tre partitë opozitare nuk mblodhën 233 votat e domosdoshme për rrëzimin e kabinetit të Kryeministres Viorica Dancila, e cila është në këtë post nga janari i këtij viti. Ajo është kryeministri i tretë i Partisë Socialdemokrate pas zgjedhjeve parlamentare gjatë dhjetorit 2016.


Fondacioni “Friedrich Ebert”: Të rinjtë në Ballkan nuk interesohen për politikë dhe besojnë në martesë

Снимка

Fondacioni “Friedrich Ebert” ka zhvilluar njëkohësisht në 10 vende ballkanike “Studimin e të rinjve të Evropës Juglindore”.  Në të janë përfshirë tema të lidhura me kohën e lirë të të rinjve, arsimin, vlerat, politikën dhe realizimin profesional. Analiza tregon se po vëzhgohet stabilizim të statusit social dhe ekonomik të njerëzve të rinj në Ballkan. Tendenca të tjera interesante janë përafrimi i brezave të rinj me ata më të vjetër, kështu edhe popullariteti i martesës. Gjithnjë e më shpesh “familja e vogël bëhet kështjella e njeriut të ri”. Studimi tregon se ndër të rinjtë vëzhgohet mungesa e interesit për politikë dhe përfshirje politike. Bëhet e qartë se të rinjtë besojnë në rrjetet sociale dhe gjithnjë e më pak besojnë në televizion dhe gazeta.


Reshjet e mëdha në Halkidiki e përmbytën gadishullin

Foto: www.dnevnik.bg

Pas reshjeve të mëdha shumë rajone në Greqi janë nën ujë. Më shumë probleme në Halkidiki ka në Sitonia, ku janë përmbytur shtëpi dhe objekte të ndryshme turistike. Janë evakuuar mysafirët e disa hoteleve. Stuhia, reshjet dhe përmbytjet shkaktuan probleme në shumë vendpushime greke. Vështirësi për shkak të motit të keq ka edhe në Manastirin e Hilendarit në Malin e Shenjtë. Përmbytje ka në Thesalia dhe Atika. Zjarrfikësit ishin detyruar të tërheqin njerëz të bllokuar në automjetet e tyre apo në tarracat e ndërtesave.

Përpiloi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Foto: BGNES

Më shumë nga rubrika

Ivajllo Ivanov

Si do të ndikojë zgjedhja e Donald Trump në Evropë dhe në siguri, në mbrojtje dhe ekonomi?

“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..

botuar më 24-11-13 6.43.MD

Programi arsimor "Tregimet e pathëna të bullgarëve" me mbështetje të madhe brenda dhe jashtë vendit

Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..

botuar më 24-11-12 5.26.MD

Për herë të parë që nga viti 1985, në vendin tonë ka një rënie pothuajse zero të popullsisë

Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..

botuar më 24-11-12 7.05.PD