Turqia shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve
Komisioni i Lartë i Zgjedhjeve në Turqi shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare para afatit më 24 qershor. Presidenti Recep Tayyip Erdoğan mori 52.59 për qind të votave, kurse oponenti i tij kryesor nga Partia Popullore Republikane në opozitë Muharrem İnce – 30.64 për qind. Partia e Drejtësisë dhe Zhvillimit me lider Erdoganin, fitoi 42.56 për qind, kurse Partia Republikane Popullore – 22.65 për qind. Ata marrin përkatësisht 295 dhe 146 vende në Parlamentin e ri prej 600 anëtarësh.
Pierre Moscovici: “Nuk ka “program të katërt” për Greqinë!”
Parlamenti Evropian shqyrtoi daljen e suksesshme të Greqisë nga programi i tretë dhe i fundit shpëtimtar për vendin. “Ata, të cilët flasin për “program të katërt”, gënjejnë”, deklaroi Komisionari Evropian për çështjet ekonomike dhe financiare Pierre Moscovici dhe nënvizoi se Greqia është gati të vazhdojë vetë përpara me këmbët e veta. “Evropa iu shmang skenarit për “Grexitin”, i cili do të ishte katastrofë jo vetëm për Greqinë, por edhe për eurozonën”, tha gjithashtu z. Moscovici dhe shtoi se kurrë në historinë e Bashkimit Evropian nuk ka pasur një vend tjetër, i cili të bëjë kaq shumë reforma për kaq pak vjet.
BE-ja është partneri më i madh tregtar i Ballkanit Perëndimor
BE-ja është partneri më i madh tregtar i vendeve të Ballkanit Perëndimor me afro 73 për qind të tregtisë së përbashkët të regjionit gjatë 2017-ës. Vlera e përgjithshme e tregtisë midis BE-së dhe vendeve nga Ballkani Perëndimor vitin e kaluar kap shumën prej afro 50 mlrd eurosh. Këtë e deklaroi Ministri i Ekonomisë Emill Karanikollov në një takim të ministrave të ekonomisë në Vjenë, në kuadrin e iniciativës së Procesit të Berlinit, qëllimi i së cilës është që të nënvizojë angazhimin e BE-së ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilat synojnë aderimin në bashkësi. Gjendja stabile politike dhe ekonomike tani për tani është baza e rritjes së investimeve në Ballkan dhe e përmirësimit të kushteve të biznesit, vuri në dukje z. Karanikollov.
BERZH-i livron një hua prej 500 mln dollarësh për Gazsjellësin Trans Adriatik
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim do të livrojë një hua prej 500 mln dollarësh për ndërtimin e Gazsjellësit Trans Adriatik. Gjatësia e përgjithshme e gazsjellësit është 878 km, 550 prej të cilëve do të kalojnë përmes Greqisë së Veriut, 215 km – përmes Shqipërisë, 105 km – përmes Detit Adriatik dhe 8 km – përmes Italisë. Pritet që ndërtimi i tij të përfundojë gjatë vitit 2020, kur do të fillojnë edhe furnizimet e para të gazit të Azerbajxhanit për Evropën.
BE-ja i jep Serbisë akoma 41.2 mln euro nga fondet e para-aderimit
Në prani të Presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe të Komisionarit Evropian të Zgjerimit Johanes Han Ministrja serbe për Integrimin Evropian Jadranka Joksimoviç dhe udhëheqësi i delegacionit të BE-së në Serbi Sem Fabrici nënshkruan në Beograd një marrëveshje për dhënien e 41.2 mln eurosh prej Instrumentit për ndihmën para-aderuese. Vuçiç bëri të ditur gjithashtu se mjetet janë për procesin e integrimit evropian dhe për drejtësinë. Tërë ndihmën, të cilën e ka marrë Serbia këtë vit nga BE-ja, kap shumën 138 mln euro. “Mënyra e përdorimit të saj – për rinovimin e shkollave dhe të spitaleve, për rimëkëmbjen pas përmbytjeve – i tregoi shoqërisë se BE-ja është donatori më i rëndësishëm i Serbisë” – theksoi Presidenti Vuçiç.
Maqedonia ndalon importin e deleve dhe dhive nga Bullgaria
Agjencia Maqedonase për Ushqime dhe Mjekësi Veterinare ndaloi importin dhe transitin e kafshëve të imëta ripërtypëse, të mishit dhe të produkteve të mishit, të qumështit dhe të produkteve të qumështit nga Bullgaria. Qëllimi është që të ndalohet përhapja e sëmundjes “murtaja” te dhitë dhe delet, që u ripohua më 22 qershor në Bullgari dhe është përhapur edhe në Turqi. Sëmundja ngjitëse përhapet shumë shpejt në tufa, por nuk përbën rrezik për njerëzit.
Përpiloi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..
Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..
Prej më shumë se një jave historia e një familje blegtorësh që rritin raca vendase të deleve ka tërhequr vëmendjen e publikut në Bullgari, por edhe të..
Më shumë se 1000 njerëz janë përfshirë në fazën pilot të projektit “Gjenomi i Bullgarisë”, i cili synon të mbledhë dhe analizojë një mostër përfaqësuese të..
Jeta e miliona njerëzve anembanë botës, që jetojnë në kushte lufte, urie, sëmundjesh dhe dëshpërimi të pamasë, është në rrezik çdo ditë. Emigrantëve nga..