Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarje me adresë ballkanike

Mijëra rumunë dolën në protestë në Bukuresht

Foto: BGNES

Mbi 6 mijë rumunë dolën në protestën e radhës në sheshin qendror në Bukuresht, me kërkesë për dorëheqje të qeverisë së qendrës së majtë, të kryesuar nga Viorika Dënçila, si dhe për zhvillimin e zgjedhjeve përpara afatit. Njerëzit frikësohen se, ndryshimet e propozuara në sistemin gjyqësor do të dobësojnë luftën me korrupsionin. Organizatorët kryesorë të protestave kundër qeveritarëve në Rumani janë rumunë, të cilët punojnë dhe jetojnë jashtë vendit. Demonstrata antiqeveritare u zhvilluan dhe në disa nga qytetet e tjera të mëdha të vendit. Ditën e premte në darkë, si rezultat të përleshjeve midis xhandarmerisë dhe protestuesve, qenë të lënduar mbi 450 veta, përfshi dhe 35 nëpunës të forcave të sigurisë.


Lira turke po vazhdon të zhvlerësohet

Foto: BGNES

Vetëm për 3 ditë lira turke humbi nga vlera e vet më shumë se 30% kundrejt dollarit amerikan dhe euros, pasi gjatë ditës së premte presidenti amerikan Donald Trump i dyfishoi tarifat mbi importin e çelikut dhe të aluminit nga Turqia. Marrëdhëniet midis të dyja vendeve aleate në NATO u keqësuan menjëherë gjatë javëve të fundit në lidhje me ndalimin e një pastori amerikan në Turqi dhe vendimin e Ankarasë të blejë një sistem kundërajror nga Rusia. Zhvlerësimi i lirës është një nga krizat më serioze ekonomike, me të cilat ndeshet Erdogani qëkurse erdhi në pushtet gjatë vitit 2003.


Fondi shpëtimtar i eurozonës i pagoi huan e fundit Greqisë

Foto: BGNES

Fondi shpëtimtar i eurozonës njoftoi se i ka paguar Greqisë huan e fundit shpëtimtare me vlerë 15 miliardë euro /17,3 miliardë dollarë/, pasi kundërshtimet e Gjermanisë vonuan pagimin me disa javë. Mekanizmi evropian për stabilitet saktësoi se 9,5 miliardë euro nga huaja do të përdoren për krijimin e një buferi kesh, i cili ta ndihmojë Greqinë të mbulojë nevojat e veta financiare për afro 2 vjet. 5,5 miliardë eurot e tjera do të shkojnë për pagimin e një pjese nga borxhi i madh i vendit.


70% nga shqiptarët e rinj duan të largohen nga vendi

Foto: BGNES

70% nga shqiptarët e rinj janë gati të ikin nga vendi dhe të nisen për ndonjë nga shtetet e Bashkimit Evropian po të kenë mundësinë edhe më të vegjël. Këtë e tregon një raport, i botuar nga rrjeti Kombëtar për të rinjtë në Shqipëri. Një nga arsyet kryesore, për shkak të të cilave të rinjtë duan që të ikin dhe e shikojnë të ardhmen e vet jashtë vendit, është papunësia. Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të punës 32% prej të rinjve në Shqipëri janë pa punë.


Shumica e maqedonasve e përkrah anëtarësinë në Bashkimin Evropian dhe në NATO, tregojnë të dhënat statistikore

Foto: BGNES

41,5% nga maqedonasit do t'ia japin një përgjigje pozitive pyetjes së referendumit “Nëse jeni për anëtarësi në Bashkimin Evropian dhe NATO-n, me pranimin e Traktatit midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë”, kurse 35,1% do të jenë “kundra” – tregojnë rezultatet nga studimi i mendimit publik nga agjencia “M-perspekt”. Shumica e të anketuarve – 66,4% kanë deklaruar se do të dalin të votojnë në referendum, kurse 19,8% do ta bojkotojnë referendumin. Nga shqiptarët etnikë “pro” do të votojnë 88% kurse “kundër” 2,2%. Pavarësisht nga rrugëdalja e referendumit, sondazhi tregon një përkrahje kategorike për anëtarësinë e Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian 80,4% dhe në NATO – 79,9%.


Mbi 4000 myslimanë nga Ballkani shkojnë në haxhillëk në Meka

Foto: en.wikipedia.org

Mbi 4200 myslimanë nga Vendet Ballkanike janë drejtuar në adhurim në Meka. Më shumë janë pelegrinët nga Maqedonia - 672 veta, 470 nga Shqipëria, 235 nga Serbia, 60 nga Mali i Zi, 15 veta nga Kroacia. Sipas të dhënave të Kryesisë së Komunitetit Mysliman në Sofje, 277 janë myslimanët bullgarë, të cilët  vizitojnë Meka sivjet, 80 prej tyre jetojnë në Bullgari, kurse 190 të tjerët në Turqi dhe në shtetet të tjera evropiane dhe kanë shtetësi të dyfishtë. Ata që udhëtojnë nga Bullgaria u nisën më 10 gusht dhe do të kthehen më 10 shtator. Vetë adhurimi është më 21 gusht në ditën e  Kurban Bajramit.

Përpiloi: Manuell Savov

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Më shumë nga rubrika

Magji festive me këngë, valle dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve në Qytezën e Festave të Fundvitit në Pleven

Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi i sivjetshëm festiv i bashkisë do të nisë më 2 dhjetor me ndezjen ceremoniale të Pemës së..

botuar më 24-12-01 6.55.PD

Bullgaria bëhet vendi i katërt evropian që zbaton inovacione për trajtimin e plagëve kronike

Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për Trajtim Aktiv (UMBAL) Burgas, njofton institucioni shëndetësor. Bëhet fjalë për një qasje të re..

botuar më 24-11-30 5.15.MD

WWF Bullgaria i kushton vëmendje mbrojtjes së arinjve

Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës "Abonohu ​​për Natyrën" dhe ndjek historinë e gjashtë arinjve të shpëtuar, Huba, Vihër, Goran,..

botuar më 24-11-30 7.30.PD