Në muajin më të butë dhe ledhatues, në të cilin festojmë ardhjen e pranverës dhe ditën e Shën Vangjelizmoit , shtëpia e vjetër e Serjakovit na ofron “Biseda për gra” – një ekspozitë me portretet e 27 zonjave me fytyra, fate dhe role të ndryshme jetike.
Shtëpia e rebelit Gjeorgji Serjakov-Gijo nga çeta e heroit tonë kombëtar Hristo Botev, e cila aktualisht është galeri artistike, sot hap sallat e veta të bukura që të prezantojë gruan përmes veprave të piktorëve të njohur nga fondi i Muzeut të Zanateve të qytetit Trojan. Mes autorëve dallohen emrat Ivan Fillçev, Teofan Sokerov, Ivan Peevski, Grigor Përlev, Vlladimir Kirov.
Gjëja e përbashkëtmidis të gjitha këtyre imazheve është se ato i kanë frymëzuar krijuesit e pikturave, sepse mbase nuk ka njeri të artit, i cili të mos të joshet nga pamja e gruas në krijimtarinë e vet – thotë Mariella Shoshkova nga galeria. Gjëja tjetër lidhëse është se krijimet nuk janë treguar deri në këtë moment. Dhe jo në vend të fundit – pikturat janë të artistëve të njohur dhe janë të denja të zbukurojnë çdo një galeri përfaqësive në vend."
Në portretet e veta autorët nuk rikrijojnë fytyrat e bullgareve të njohura, por më tepër një imazh përgjithësues të gruas – si një kujtim të shtrenjtë, si një ëndërr dhe frymëzim të përjetshëm.
“Çdo një pikturë në fakt është një bisedë e veçantë, kur njeriu qëndron përpara saj” – thotë akoma Mariella Shoshkova.Përmes portreteve dhe kompozicioneve ne shikojmë biseda të ndryshme për korrëset, për vjelëset e rrushit , për gratë rilindëse, shikojmë gra në kohën e drekës, portrete të zonjave me kapele, të zonjave fine, të vajzave, të grave në bibliotekë, të grave në pushim. Me fjalë të tjera shikojmë biseda të ndryshme për gratë. Dhe jo rastësisht mes pikturave kemi vendosur vjershat e poeteshës Ekaterina Nençeva, që të kujtojmë emrin e saj përmes krijimtarisë së saj.
Tepër delikate dhe e bukur, gjithmonë e veshur në të zezë - i tillë është imazhi i cili del në mendjet dhe kujtimet e bashkëkohësve të saj. Dhe pikërisht kjo grua e talentuar dhe e emancipuar është e pranuar në rrethin e elitës mashkullore të formuar rreth revistës ”Mendimi”. Ajo publikon vjershat e veta në të gjitha revistat dhe gazetat letrare dhe në krijimtarinë e saj vdekja është tema kryesore. Mjerisht , tragjedi të shumta shoqërojnë jetën e “Madonës në të zeza”, siç e quajnë që në moshë më të re. Kur ka qenë 17 vjeçe, në rrethana të paqarta vdes babai i saj, kurse pas 2 vjetëve në ditën e vdekjes së tij, vret veten vëllai i saj më i vogël dhe familja mbetet në rrugë pa të ardhura për të siguruar bukën e gojës. Vite të tëra më vonë, gjatë kohës së komunizmit, krijimtaria e Ekaterina Nençeva është mohuar, sepse “tematika e saj është e zymtë dhe mungojnë motive sociale”.
“Poetesha lind gjatë vitit 1885 në qytetin Trojan në familjen e ndihmës mjekut Dimitër Nençev nga qyteti Sevlievo (një pasardhës të një fisi rebel, pjesëmarrës në Kryengritjen e Prillit dhe në lëvizjen çlirimtare të Mmaqedonisë)” – tregon kujdestarja e galerisë. Për shkak të profesionit të tij familja ka qenë detyruar të jetojë në qytete të ndryshme dhe Ekaterina Nençeva përfundon arsimin e vet tetëvjeçar në qytetin Sevlievo, gjimnazin në qytetin Nikopoll, kolegjin Amerikan në qytetin Lloveç dhe në fund regjistrohet si studente në degën e filologjisë sllave në Universitetin e Sofjes. Martohet me Ivan Harizanovin i cili është një figurë publike, gjyqtar dhe publicist dhe e ndjek atë bashkë me dy fëmijët e vet nëpër vend. Ajo është mësuese në qytete të shumta, por mjerisht sëmuret nga tuberkulozi dhe vdes gjatë vitit 1920 në moshën 35 vjeçe në qytetin Plovdiv. Në fakt, Ekaterina Nençeva është poetesha e parë nga periudha pas Çlirimit dhe bullgarja e parë, e cila përfshin në krijimtarinë e vet detin. Grua, poeteshë dhe piktore e frymëzuar nga deti-kështu mund ta quaj” – thotë Mariella Shoshkova.
Foto: Shtëpia e Serjakovit
Drama biografike 138-minutëshe e Italisë, Francës dhe Spanjës “Limonov” fitoi Çmimin e Madh për Përshtatje Mjeshtërore Letrare në Konkursin Ndërkombëtar të Filmit me metrazh të gjatë Cinelibri . Favoriti u shpall nga kryetarja e jurisë, aktorja..
Pak ditë më parë në qytetin tonë të Detit të Zi Burgas u hap një hapësirë ku arti, shkenca dhe magjia i japin dorë njeri tjetrit. Mysafirët e Muzeut të ri të së Pamundshmes transportohen në botët paralele për të mësuar më shumë rreth universit...
Institucioni më i madh i arsimit të lartë në Portugali ka 252 000 studentë, 20 000 prej të cilëve janë nga kombësi të tjera. Në këtë konglomerat të veçantë kulturash, një vend të veçantë për më shumë se 30 vjet ka edhe kultura bullgare. Lektorati i..