Gjatë disa viteve të fundit lidhjet ekonomike mes Bullgarisë dhe Gjeorgjisë zhvillohen në mënyrë intensive dhe po vëzhgohen nivele të larta të këmbimit të mallrave mes dy vendeve tona. Bullgaria është ndër dhjetë shtetet e para të partnerëve kryesorë tregtarë të Gjeorgjisë. Këtë e deklaroi Ministri i Ekonomisë Emill Karanikollov në një takim me homologun e tij gjeorgjian Giorgi Kobulia. Kobulia është për vizitë në Bullgari me rastin e një mbledhjeje të Komisionit ndërqeveritar bullgaro-gjeorgjian për bashkëpunim ekonomiko-tregtar. Sipas të dhënave paraprake për vitin 2018 eksporti bullgar për Gjeorgjinë kap shumën 207 mln dollarë amerikanë dhe është rritur me 2.7 për qind, importi gjeorgjian në Bullgari është 395.5 mln dollarë amerikanë, në krahasim me shumën prej 331.8 mln dollarësh amerikanë për periudhën e njëjtë të vitit 2017.
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave. Me shpërblimin më të lartë janë ata që merren me..
Gjatë natës do të mbajë mot me vranësira me reshje shiu, në zonat e larta perëndimore me borë. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga 0° deri në 5°, në rajonet lindore nga 5° deri në 8°, në Sofje - rreth 0°. Të shtunën do të mbajë mot i..
PP-DB nuk do të mbështesë kandidatin për kryetar të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor të asnjë partie që nuk e ka përkrahur deklaratën e koalicionit për kordon sanitar rreth Deljan Peevskit. Ata theksuan se kjo është e vetmja mënyrë për të..
GERB-SDS tërhoqi nominimin për kryetar të Kuvendit Popullor. Në provën e tetë zgjedhore janë tre kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor...
“Pas votimit të sotëm për kryetar të Kuvendit Popullor, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi dorëheqjet e Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov”, shkroi në..
Në një mbledhje rekord të zgjat 18 ditore, përfaqësuesit e popullit bënë përpjekjen e shtatë të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit..