Komisioni Evropian i ka dërguar letra Sofjes, duke insistuar se marrëveshjet me termocentralet amerikane janë lidhur në mënyrë që të ofrojnë një lloj ndihme shtetërore. Për këtë arsye shteti duhet të zbatojë detyrimet e tij dhe ta përfundojë këtë praktikë, duke filluar me negociata me investitorët, deklaroi përfaqësuesi i Komisionit parlamentar për çështjet e energjetikës Valentin Nikollov. Ministria e financave ka konstatuar se ka ndihmë shtetërore edhe në rastin me termocentralin “AES Galabovo”, por me këtë investitor tashmë zhvillohen negociata për kompensime. Për termocentralin “Contur Global Maritsa East 3” ka të dhëna se termocentrali tashmë ka paguar investimin e vet paraprakisht, shpjegoi Nikollov. Tani e tutje procedura do të jetë lidhur me përfundimin e marrëveshjes – me unanim të të dyja palëve apo në mënyrë të njëanshme, që mund të çojë në kompensime dhe arbitrazh, komenton deputeti.
Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..
Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..