Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Buka e dobishme në ditët festive dhe në ditët e zakonshme

Botju Borisov për përkuljen dhe frikën fillestare lidhur me bukën tonë të përditshme

Buka e përgatitur me dorë me miell të zi dhe maja buke të freskët, është çelësi drejt shëndetit dhe jetëgjatësisë shumë të dëshiruar, ajo është dhurata e vërtetë e dhënë nga Zoti, është i bindur Botju Borisov – prodhues i më shumë se 50 llojeve të ndryshme të bukës dhe akoma kaq prodhimeve të tjera të bukës. Në ditët përpara Pashkës adhuruesit e bukës së tij porosisin dhe kozunak /panetone ose bukë të ëmbël/ të shijshëm. Në furrën e tij përgatitet bile kozunak për veganë.


"Dua të largoj mendimin e përgjithshëm se nga buka njeriu shëndoshet. Kjo është e vlefshme vetëm për bukën e bërë me miell të bardhë. Ai i cili përgatitet në bazë të recetave të vjetra, është një furnizues i dozës ditore prej vitaminave, mineraleve, mikroelementeve dhe fibrave. Njerëzit duhet të rikthejnë përkuljen dhe respektin e dikurshëm ndaj bukës dhe pikërisht ky është dhe qëllimi im" – thotë akoma zoti Borisov. Ja si fillon çdo gjë:

"Fillimisht përfundova degën e inxhinierisë, kam 10 vjet praktikë dhe 10 shpikje si inxhinier, të cilat qe e vështirë të përfshihen në prodhim për “shkaqe ekonomike”, siç shpjegonin gjatë periudhës së socializmit. Unë vendosa që ta mësoj këtë ekonomi, e cila qe kundër progresit. Mbrojta doktoraturë, fillova të jap mësime në Universitetin Teknik. Që nga viti 1970, interesohem në mënyrë aktive nga ushqimi shëndetësor. Në fillim më bënë një përshtypje të madhe tekstet e Petër Dënovit, kushtuar bukës, kurse kur mësova pjesët përbërëse të bukës e cila përgatitet në masë tek ne, u tmerrova. Ja përse, pasi dola në pension si pedagog, vendosa të filloj prodhimin e një buke të vërtetë, të tillë siç e kanë përgatitur paraardhësit tanë. Çdo gjë të cilën e propozoj është e bërë vetëm prej miellit të zi, pa përmirësues dhe ngjyrë, pa sheqer të bardhë. Përdor sheqer boje kafe, por gjithmonë kur është e mundur e zëvendësoj me mjaltë. Në themel është mielli i speltës, por në shumë lloje vëmë dhe thekër, elb, tërshërë, hikërr, si dhe bërthama të ndryshme."

Pavarësisht nga moda e vërtetë, në të cilën është kthyer interesi ndaj regjimit shëndetësor të të ushqyerit, shija e njeriut modern akoma mbetet e ndikuar nga kulti ndaj bukës së freskët e të ngrohtë me një pamje të shkëlqyer tregtare. Kurse vetëm deri përpara rreth 100 vjetëve, bullgarët në pjesën më të shumta të rasteve vetëm njëherë në javë i kanë lejuar vetes të hanë një bukë të sapo pjekur dhe е kanë quajtur “bukën e nesërme”, duke e ditur se në këtë mënyrë ajo është më e dobishme.


"Nga pikëpamja e metabolizmit shkencëtarët janë të një mendimi – sqaron zoti Borosov. Metabolizmi duhet të realizohen gjatë ekzistencës së mineraleve të shumta, vitaminave e të tjera, kurse ushqimet e përgatitura me miell të zi japin një bazë të tillë. Më në veçanti spelta, e cila ka një përmbajtje dy herë më të madhe të lëndëve të dobishme në krahasim me grurin konvencional. Me ushqimet me miell të zi ne e startojmë metabolizmin, kurse të gjitha ushqimet e tjera, të cilat i shtojmë, formojnë dozën e domosdoshme ditore për shëndet dhe jetëgjatësi të njeriut. Çdo gjë të cilën e mësova e kam treguar në librin tim me titull “Për bukën tonë”. Kam cituar studime krahasuese për përmbajtjen e ushqimeve të ndryshme dhe pjesërisht të bukës prej spelte dhe çdo lloj produktesh të tjera të cilat i përdorim, përfshi dhe ato shtazore. Njeriu mund të kufizojë deri në minimum produktet shtazore, pa e dëmtuar kjo metabolizmin e tij, por nuk duhet shkuar në një tepricë dhe të deklarojmë se patjetër duhet të bëhemi vegjetarian ose dhe veganë. Njeriu vetë duhet të ndiej se çfarë është më e mira për të. Unë për shembull më shumë pëlqej një lloj buke në të cilën ka dhe elb. Lexova një artikull shkencor, në të cilin disa specialistë suedezë tregojnë se kanë fituar rezultate shumë të mira duke ushqyer njerëz të sëmurë nga kanceri me bukë të gatuar me elb. E arrita shumë vështirë, por tani kemi disa lloje të kësaj bukë, në të cilën përveç speltës dhe tërshërës, vëmë dhe akoma disa produkte të tjera me efekt të dëshmuar kundër kancerit. Bukën e kam quajtur “Bullgarika”, kurse emrat e llojeve të ndryshme po kështu janë bullgare “Tangra”, “Orfe”, “Perun”.


Nuk e di me saktësi se kur është përhapur kozunaku tek ne, por rreth ditëve të Pashkës gjithmonë janë përgatitur bukë të ëmbla. Me siguri që gjatë shekullit të 19 ka marrë pjesë në tavolinën tonë. Mendoj se ne të vetmit në Bullgari përgatisim dhe kozunakun e Pashkës me miell të zi dhe me maja. E, sigurisht që nuk është kaq i fryrë si ai tjetri... Kurse kozunakun vegan e përgatisim me qumësht prej farërave dhe bërthamave, kurkuma /lloj shafrani nga India/ dhe shumë fruta dhe bërthamë të ndryshme, kurse ata të cilët e kanë zgjedhur këtë mënyrë të ushqimit e pëlqejnë shumë."


Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Banorët e qytetit Çernomorec "kyçin" detin

Qyteti bregdetar Çernomorec shënon festën e tij në Ditën e Shën Nikollës Çudibërësit. Shën Nikolla nderohet si shenjtor mbrojtës i peshkatarëve dhe marinarëve. Çdo vit në këtë datë organizohet një procesion litik me ikonën mrekullibërëse të Shën..

botuar më 24-12-06 6.10.PD

Sofja tashmë disponon sheshin më të madh të patinazhit në Ballkan

Sheshi i akullit më i madh në Gadishullin Ballkanik “Ice Park” ndodhet në Sofje. Parku i akullit i sapohapur zë një sipërfaqe totale prej 11,000 metrash katrorë, me një fushë akulli prej 4,000 metrash katrorë. Tre sheshe patinazhi të mëdha janë të lidhura..

botuar më 24-12-05 10.01.PD

Çfarë parashikon buxheti i BE-së për vitin 2025

Lidhur me miratimin të mërkurën e kaluar të përbërjes së re të Komisionit Evropian, i cili zyrtarisht mori detyrën para disa ditësh, iu kushtua më pak vëmendje një ngjarjeje tjetër të rëndësishme të së njëjtës ditë - miratimit të buxhetit të Bashkimit..

botuar më 24-12-04 2.50.MD