Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zonjat e moshuara tregojnë përralla nëpër kopshtet e fëmijëve

Të moshuara, të izoluara, të vetmuara, por me zemra të paprekura – ato japin, sepse këtë e bëjnë më mirë. Çdo javë zonjat nga azili i pleqve “Shën Vasilij i Madh” në qytetin Plovdiv ulen me libër në dorë rreth vogëlushëve në kopshtet e fëmijëve. Dhe fjalët e tyre me ngadalë thurin fijet e një qilimi magjik, mbi të cilin fëmijët fillojnë të udhëtojnë drejt botëve përrallore.

Projekti “O gjyshe, më trego” i fondacionit “Brezat bashkë” ka lindur pas bisedave me banuesit e azilit të njerëzve të moshuar dhe me drejtoreshën e kopshtit të fëmijëve “Zornica”. Të strehuar njëherë në institucion, njerëzit e moshuar ndihen të izoluar  dhe nuk kanë vetëdijen, se akoma mund të jenë të dobishëm, tregon Margarita Gançeva, kryetare e organizatës.

Margarita Gançeva (në të djathtë)

E para, e cila mori guximin të ngrihet përpara fëmijëve, është gjyshja Mina dhe shembullin e saj e ndoqën shumë nga gratë në azil.

Në fillim ideja jonë qe që zonjat e moshuara të lexojnë përralla, por ato vetë vunë re se fëmijët kanë nevojë dhe për biseda, për marrëdhënie të përbashkëta, për vëmendje – vazhdon tregimin e vet Margatita Gançeva. Gjyshet gjithmonë fillojnë me përralla, por shume shpesh ndërpriten me pyetje. Kuptohet, ka dhe përqafime, buzëqeshje dhe hare. Jo më kot mësuesit e quajnë këtë kohë “Shkolla e jetës”, me qenë se gratë bisedojnë me fëmijët mbi tema shumë jetike, përfshi dhe për financat – si të kursejnë paratë, çfarë të blejnë nga dyqani. Nganjëherë bashkë gatuajnë brumë, pikturojnë, merren me aritmetikë dhe dëgjojnë muzikë. Me të vërtetë kjo kohë është shumë e vlefshme - dhe për fëmijët dhe për njerëzit e moshuar.

Përse fëmijët preferojnë përrallat e treguara prej gjyshes?

“Është shumë bukur të dëgjosh një përrallë nga gjyshja”  – shton Margarita Gançeva. “Një zonjë në një moshë më të madhe respekton, ajo transmeton një qetësi dhe pjekuri. Ideja jonë është që të bëjmë lidhje midis brezave, me qenë se çdo një prej tyre mban ngarkesën e vet dhe kryen misionin e vet. Mjerisht , në kohën e sotme këto ura janë pak të shkatërruara, por çdo një brez, i cili nuk e ka pranuar stafetën nga ai i mëparshmi, nuk ka sesi të ketë sukses.”

Gratë e moshuara, të cilat e vizitojnë kopshtin e fëmijëve, bëjnë diçka me të vërtetë të mirë dhe kjo nuk mbetet pa përgjigje. I quajnë “mirëbërës” njerëzit, të cilët e kthejnë gjestin dhe çdo një mëngjes gjatë ditës së shtunë vijnë në azilin e pleqve me qëllimin të dhurojnë vitalitet dhe të marrin pjekuri. Që nga fëmijët dy vjeç deri tek zonjat dhe zotërinjtë në moshën mbi 60 vjeç, që të gjithë përfshihen në projektin tjetër të fondacionit “Bashkë tek gjyshi dhe gjyshja”. Qëllimi i tyre i vetëm është që të komunikojnë. Bashkë, përmes bisedës tematike, përmes vajtjes në teatër, përmes një shëtitjeje në bazën për kanotazh, si dhe përmes një faqeje jo standarde në “Facebook”.

“Faqja e gjyshes” nuk është virtuale si kjo jona por përbën një tablo, mbi të cilën  çdo javë shkruajmë nga një mendim – sqaron Margarita Gançeva. Kemi shkruar mendime të Nënë Terezës, vjershë me katër strofa, ose diçka, të trilluar prej atyre vetë – ndonjë farë urimi për bërjen e ndonjë mirësie, frymëzim dhe shembull të mirë. Dhe njerëzit e dinë se duhet të mendojnë pak mbi këtë mendim.”

Pavarësisht se janë bashkë në azil, njerëzit ndihen të vetmuar, sepse çdo një prej tyre ka përjetuar ndonjë humbje. Por shpesh ndihen dhe të panevojshëm.

Ky izolim është i imponuar nga shoqëria, me qenë se mendohet se njerëzit në moshën e pensionit tanimë janë “dora e dytë” – konstaton Margarita Gançeva. Por, ata gjatë gjithë jetës së tyre kanë punuar dhe në moshën 70 vjeçe kanë përvojë jetike, prandaj dhe ne nga “Brezat bashkë” duam të marrim nga dija e tyre, si dhe t’u kushtojmë vëmendje mirësive, si nderimi, keqardhja, detyra, pa të cilat nuk mund të ndërtohet ura midis brezave.

Krijuesit e mirësive nga fondacioni “Brezat bashkë” nuk mendojnë se bëjnë diçka speciale, duke e kaluar fundjavën me njerëzit e moshuar.

Për ne është një gjë normale t’i kushtojmë vëmendje nevojtarit, të kalojmë kohën tonë me ndonjërin, i cili ka nevojë të jetë i dëgjuar. Ne thjesht duam  të kthejmë të njerëzishmen dhe të ndihmojmë çdo brez të gjejë vendin e vet dhe të ndiejë vlerën e vet, që të mundet të pranojë dhe përkatësisht të transmetojë stafetën, përfundon Margarita Gançeva.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria është e para në BE që realizoi inteligjencën artificiale të nivelit të lartë në gjuhën e saj

Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..

botuar më 24-11-20 2.59.MD
Ursula von der Leyen

Ekipi i ri i Ursula von der Leyen: a do të arrihet një "marrëveshje paketë" për të miratuar të gjithë komisionerët e BE-së

Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..

botuar më 24-11-20 9.20.PD
Prof. asoc. Spas Tashev

Rajonet ku jetojnë bullgarë në Shqipëri është e nevojshme të kenë autonomi administrative

Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..

botuar më 24-11-19 7.30.PD