Ministrja e energjetikës Temenuzhka Petkova deklaroi se marrëveshja për shitjen e biznesit të kompanisë energjetike CEZ në Bullgari nuk do të rrezikojë sigurinë energjetike të Bullgarisë. “Kjo është një marrëveshje që do të realizohet sipas rregullave të legjislacionit çek dhe qeveria jonë nuk është lidhur me të. Për ne është me rëndësi që të garantohet sigluara e sistemit energjetik të vendit tonë” – tha Ministrja Petkova. Kryetari i Entit Rregullator të Energjisë dhe Ujit Ivan Ivanov tha se institucioni i tij po kontrollon ecurinë e procedurave të lidhura me marrëveshjen.
Lideri i koalicionit GERB-SDS që fitoi zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit, Bojko Borisov, njoftoi se do të tërhiqet nga kandidatura për kryeministër. Në një konferencë në selinë e partisë, ai i bëri thirrje “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bulgaria..
Borisllav Sarafov i plotëson të gjitha kushtet dhe ka cilësitë për t'u zgjedhur kryeprokuror. Ky qëndrim u mbajt nga Komisionet e Certifikimit dhe Konkurseve dhe të Etikës Profesionale pranë Kolegjit të Prokurorit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke..
Presidenti Rumen Radev, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Vietnam, mbajti një ligjëratë në Akademinë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme me rastin e 75 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve. Kreu i..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..