Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ju prezantojmë mënyrën më të re ekologjike të lëvizjes në Sofje

Që nga muaji tetor i vitit 2017 në Sofje ofrohet një shërbim i brezit të ri i panjohur në gjerësitë tona gjeografike. Ai siguron një mënyrë ekologjike dhe të pazhurmë të lëvizjes në qytete, pa u lëshuar emisione të dëmshme. Bëhet fjalë për marrjen me qira të automjeteve elektrike, shërbim ky i cili përhapet gjithnjë e më shumë.

Ideja për marrje me qira të elekoromobilave u realizua për herë të parë në Letoni gjatë vitit 2016 nga një sipërmarrës vendas, ndërsa në Bullgari u transferua nga kompania, e cila ndërton infrastrukturën e ngarkimit të automjeteve elektrike në vend. Sipas drejtorit ekzekutiv Stefan Spasov iniciativa për udhëtimin me vetura të tilla të marra me qira përbën një investim afatgjatë me karakter inovativ.

“Marrja me qira e elektromobilave është shumë e lehtë, vetëm përmes celularit me aplikacion mobil, i cili është i pranishëm si në Android, ashtu dhe në iPhone të Apple – na shpjegon Stefan Spasov. – Duhet të tërhiqni një aplikacion të posaçëm, të bëni disa hapa të lehtë, që të regjistroheni, të verifikoni dokumentet dhe identitetin e personit. Sistemi i përpunon automatikisht të dhënat dhe pas kalimit të procedurës automobili mund të merret me qira. Në një aplikacion special shihet se ku më afër ka një veturë të tillë, bëhet rezervim, i cili është i vlefshëm për 15 minuta. Vetura hapet me celularin. Brenda automjetit janë çelësat dhe dokumentet. Udhëtimi nuk është i kufizuar në kohë. Pas përdorimit të veturës çelësat vendosen përsëri brenda dhe me ndihmën e celularit, pasi mbyllen dyert, sesioni përfundon. Automjeti mbyllet automatikisht dhe çlirohet për klientin e ardhshëm.”

I vetmi kusht është që shoferi i elektromobilit të ketë përvojë njëvjeçare si shofer dhe patentë shoferi të vlefshme. Nuk ka kërkesa për depozita paraprake, por sipas kushteve të përdorimit në raste veprimesh me qëllim të keq paguhen gjoba. Tërë shërbimi është digjital dhe për pagimin e tij në aplikacionin mobil përdoret kartë pagese. Nuk ka rëndësi se çfarë është ajo – kartë krediti, apo kartë debiti. Kushti është që të jetë Mastercard, ose Visa. Taksa llogaritet për çdo një minutë dhe sistemi debiton automatikisht shumën përkatëse. Pavarësisht se tani për tani shërbimi ofrohet vetëm në Sofje, kufizimi i vetëm është që automjeti të përdoret në kuadrin e shtetit. Pavarësisht se ku shkoni ai duhet të kthehet në Sofje dhe të parkohet në zonat e lejuara.


Stefan Spasov thotë se kompania ka mbuluar afro 40 për qind të territorit të Sofjes dhe aktualisht disponon 200 automjete elektrike të modeleve dhe klasave të ndryshme, të cilat u përgjigjen kërkesave të klientëve. Pritet që deri në fund të vitit veturat të bëhen mbi 300.

Bashkëbiseduesi ynë është i bindur se ky shërbim ka shumë pluse.

“Ka shumë përparësi në krahasim me përdorimin e automjetit personal – thotë Stefan Spasov. – Nuk duhet të mendoni për pagimin e sigurimeve, parkingut, naftës. Sigurisht që e gjithë kjo është përfshirë në çmimin e shërbimit, por në fakt mund të jetë më e leverdishme – të përdorni automjetet tona elektrike, në vend që të keni veturë private.”

Që nga 10 korriku shërbimi në fjalë ofrohet në akoma një shtet evropian – Rumania. “Kemi ambice të mëdha për ta zhvilluar tregun atje. Bukureshti është një qytet i madh dhe ka potencial të madh. Kështu qe do të bëjmë përpjekje, që të mund ta realizojmë me sukses projektin atje. Sigurisht që jemi orientuar edhe ndaj tregjeve të tjera evropiane”, tha në përfundim Stefan Spasov.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nënpresidentja Ilijana Jotova

Nënpresidentja Ilijana Jotova hapi një ekspozitë për Trakinë e lashtë në Muzeun Getty

Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..

botuar më 24-11-04 9.46.PD
Godina e Universitetit të Sofjes

Shpallën renditjen e institucioneve të arsimit të lartë dhe diplomat më fitimprurëse për vitin 2024

Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” është në vendin e parë në 22 fusha profesionale. Sistemi i vlerësimit krahason performancën e 51..

botuar më 24-11-02 1.25.MD

Një ekspozitë në "Urën e të dashuruarve" në Sofje ndjek arritjet bullgare të olimpiadave shkencore

Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit në “Urën e të Dashuruarve” pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, ekspozita..

botuar më 24-11-02 8.10.PD