Punonjës në degët e ndryshme të Radios Kombëtare Bullgare zhvilluan përpara godinës së Këshillit për Mediat Elektronike një aksion në shenjë të moskënaqësisë nga vendimi i rregullatorit të mediave që të shqyrtojë gjatë javës së ardhshme projektin për një ndërprerje përpara afatit të mandatit të drejtorit të përgjithshëm të radios Svetosllav Kostov.
Pjesëmarrësit këmbëngulën, se pasi vetëm përpara disa muajve Këshilli për Mediat Elektronike e pranoi konceptin e Kostovit për drejtimin e radios publike, vendimi për ndërprerjen përpara afatit të mandatit të tij është i papranueshëm dhe mbase në këtë moment ushtrohet presion mbi vetë këshillin. Kostovi tanimë shpalli se nuk ka ndërmend të japë dorëheqje. Më 30 shtator kishte një protestë të ngjashme në përkrahje të tij përpara godinës së Radios Kombëtare Bullgar.
Eurodeputetët mbështetën përbërjen e Komisionit të ri Evropian. Ajo mund të marrë detyrën nga 1 dhjetori. Komisionere evropiane nga Bullgaria është Ekaterina Zaharieva me departamentin “Startups, Kërkime dhe Inovacione”. Votimi u krye me..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për zhvillimin e bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë. Sipas presidentit Radev, Vietnami nuk është vetëm një..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor janë sërish katër - Raja Nazarjan nga GERB-SDS, Natalia Kisellova nga "BSP - E majta e..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..