Kamioni vrasës me 39 kufoma i cili u zbulua më 23 tetor në qarkun anglez Eseks, megjithëqë është regjistruar në Bullgari, nuk ka hyrë në vend asnjë herë që nga viti 2017 e këtej, sipas informacionit të Policisë Kufitare. Kamioni me markën “Scania” ka dalë nga Bullgaria më 20 qershor të vitit 2017 i ngasur nga dy shtetas të Britanisë së Madhe. Ka hyrë në territorin e Britanisë së Madhe nga qyteti belg Zeebrugge, duke kaluar përmes portit Purfleet. Viktimat e zbuluara në kamion janë me prejardhje kineze, gjë që tregon se nuk është e mundshme që ata të jenë të ngarkuar në Bullgari, komentoi para gazetarëve zëvendëskryeministrja dhe ministre e punëve të jashtme e Bullgarisë Ekaterina Zaharieva.
Nëse zgjedhjet do të mbaheshin në fund të shtatorit, në parlament do të hynin 7 parti politike, sipas një studimi të “Alpha Research”. GERB ka 23.9% mbështetje. Pas tyre renditet “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB) me 14,4..
Bullgaria mbështet misionin fisnik të OKB-së dhe politikat e zhvillimit, jo konfliktet ushtarake për të përcaktuar të ardhmen e njerëzimit. Kështu deklaroi presidenti Rumen Radev në një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres..
Me iniciativën e Këshillit të Evropës, Dita Evropiane e Gjuhëve festohet çdo vit më 26 shtator. Nisma, e mbështetur nga Komisioni Evropian dhe Këshilli i Evropës, synon të promovojë diversitetin kulturor dhe të stimulojë mësimin e gjuhëve. Gjatë..
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka rishikuar pak pritjet e saj për rritjen ekonomike në rajonet ku ajo investon. Rritja ekonomike..
Për herë të parë në 38 vjet, popullsia e Bullgarisë pothuajse ndaloi së zvogëluari. Për vitin 2023, rënia është vetëm 0.3%, ose vetëm 2229 persona. Këtë..