Turistët bullgarë në Shqipëri shënojnë rritje të konsiderueshme gjatë viteve të fundit. Prej 23 500 në 2015 numri i tyre ka arritur 40 000 gjatë 2018-ës. Shqiptarët që kanë zgjedhur vendpushimet tona (kryesisht ato dimërore) gjithashtu janë duke u rritur – gjatë 5 muajve të parë të 2019-ës janë regjistruar 15 mijë vizita të tilla në Bullgari, që do të thotë mbi 10% më shumë në krahasim me vitin e mëparshëm. Këto të dhëna i shpalli Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Turizmit Alina Starova në forumin “Feel Albania”, të organizuar nga Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Sofje Donika Hoxha. Qëllimi është popullarizimi i turizmit shqiptar në Bullgari dhe inkurajimi i kontakteve ndërmjet operatorëve të shërbimeve turistike në të dy vendet.
„Me Ministrinë e Turizmit të Republikës së Shqipërisë deri tani kemi punuar në mënyrë të suksesshme në kuadrin e formateve të ndryshme ndërkombëtare dhe kemi diskutuar – në nivel politik dhe ekspertësh , shumë projekte dhe nisma për rritjen e shkëmbimit të turistëve. Në rendin tonë të ditës është zhvillimi i qëndrueshëm i turizmit si një nga sektorët më të rëndësishëm, i cili në Bullgari është ndër gjeneratorët kryesorë të rritjes ekonomike me pjesë më të madhe se 12% prej PBB, me 36 mijë të punësuar dhe 26 mijë ndërmarrje të vogla dhe të mesme – tha gjatë hapjes së takimit Zv.Ministri i turizmit Ljuben Kënçev.
Si hapa të rëndësishëm për inkurajimin e turizmit ai përmendi bashkëpunimin ndërmjet Ministrisë dhe përfaqësuesve të biznesit për ndryshime legjislative në favor të mjedisit e biznesit, lehtësimin e regjimit të regjistrimit të operatorëve turistikë, optimizimin e shërbimeve elektronike, sistemin e vetëm për informacion në turizëm, i cili funksionon që nga shkurti sivjet dhe i cili është një mënyrë për kundërvënien e ekonomisë joformale dhe për rritjen e konkurrueshmërisë.
Zv.Ministri për Evropën dhe punët e jashtme Etjen Dxhafaj vuri theks në përpjekjet për përmirësimin e infrastrukturës dhe rrugëve jo vetëm në të dy vendet, por dhe në projektet ndërkombëtare për ndërtimin e rrugëve në territorin e fqinjëve tanë. Me po të njëjtën rëndësi sipas tij është zhvillimi i transportit ajror. Mungesa e lidhjes së drejtpërdrejtë ndërmjet të dyja vendeve është një problem, i cili akoma pret zgjidhjen e vet.
„Ne kërkojmë në mënyrë aktive zgjidhje në këtë drejtim dhe me projektin e ri që ishte prezantuar për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, ne i shtojmë mundësitë për akses në destinacionet tona jugore” – tha Ministri Xhafaj dhe shpalli se gjatë shkurtit apo marsit të vitit të ardhshëm në Tiranë do të organizohet takimi i dytë i tillë, ku do të analizohen arritjet dhe do të përcaktohen hapat e mëtejshme konkrete.
Domosdoshmërinë për konektivitet më të mirë në Ballkan e nënvizoi dhe Presidenti i Dhomës Ekonomike dhe Tregtare të Bullgarisë Cvetan Simeonov. Ai i bëri thirrje biznesit shqiptar që të përdorë sajtin e Dhomës , ku mund të gjejnë regjistër me 50 mijë kompani bullgare, të kërkojnë referenca për potencialin e ndonjë partneri konkret dhe po të ketë nevojë – të përdorin shërbimet e Arbitrazhit pranë Dhomës Ekonomike dhe Tregtare, i cili ka version të faqes së vet në gjuhën angleze për të gjithë përdoruesit e huaj. Ata mund t’i drejtohen atij, pavarësisht se ku ndodhen në botë.
Të gjithë pjesëmarrësit u bashkuan rreth mendimit se e ardhmja e sektorit turistik në Ballkan është lidhur me bashkimin e përpjekjeve të vendeve në regjion për krijimin e paketave të përbashkëta turistike për tërheqjen e turistëve nga pika të larguara të botës dhe posaçërisht nga Azia. Pikërisht projekte të tilla do ta bëjnë regjionin më atraktiv dhe më i aftë për konkurrencë.
Kryetari i Dhomës Industriale Bullgare Radosvet Radev i bëri thirrje biznesit që të përdorë të gjitha mundësitë për popullarizimin e produktit të tyre dhe i këshilloi pjesëmarrësit shqiptarë në forum që të mos humbasin Takimin Botëror të Mediave Bullgare , i cili sivjet do të zhvillohet nga 21 deri më 25 nëntor në Tiranë, sepse do të jetë një mundësi e shkëlqyer për reklamë falas. Për rëndësinë e këtij takimi flet dhe pjesëmarrja e konfirmuar e Kryeministrit Edi Rama.
Foto: Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bullgari
Çmimet për konkursin "Shtëpia më e mirë malore" - një nismë e përbashkët e revistës “360Mag” dhe Unionit Turistik Bullgar - u dhanë në një ceremoni në “Shtëpinë e Kinemasë” në Sofje. Më shumë se 100 shtëpi dhe strehimore malore nga të gjitha..
Ditët e bukura të vjeshtës janë një kohë e mrekullueshme për të bërë një shëtitje përmes dyqaneve në Samovodska Çarshija në Veliko Tërnovo. Çarshia është krijuar që në mesin e shekullit të XIX-të, kur bujqit nga fshatrat përreth i nxirrnin prodhimet e..
"Sofja për fillestarët në 55 hapa" - kështu quhet turi turistik i kryeqytetit bullgar, i organizuar nga Ndërmarrja Komunale "Turizëm" (Visit Sofia). Turneu me këmbë falas është i përshtatshëm për njerëz të të gjitha moshave, zgjat 1 orë e 45 minuta..
Koka e statujës së perëndeshës së Filipopollit Tjuhe u zbulua në Bazilikën Episkopale në Plovdiv, njoftoi kreu i gërmimeve Ljubomir Merxhanov. Sipas..