9 vende nga BE-ja, ndër të cilat edhe Bullgaria, refuzuan rregullat për produktet financiare të përcaktuara si “të gjelbra” dhe “të qëndrueshme”, bëri të ditur agjencia “Rojters”. Vendimi anulon një marrëveshje të arritur midis Parlamentit Evropian dhe Presidencës finlandeze të BE-së. Palat në negociata atëherë konstatuan se marrëveshja është një kompromis i mirë dhe vendos një standard botëror për obligacionet e gjelbra dhe produktet e ngjashme financiare, i cili u është drejtuar investimeve që e ruajnë klimën. Britania e Madhe, Franca, Çekia, Hungaria, Polonia, Sllovakia, Rumania, Bullgaria dhe Sllovenia shpallën se janë kundër marrëveshjes, sepse kanë frikë se sipas rregullave në fjalë investimet në projektet bërthamore dhe në ato të qymyrit nuk do të trajtohen si investime të gjelbra.
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale lidhur me kandidaturën e Borisllav Sarafov për postin e kryeprokurorit, njoftoi BTA. Sipas kryetarit të..
Pikërisht një muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 27 tetorit, sot vijon seanca e parë e Asamblesë së 51-të Kombëtare, e cila filloi më 11 nëntor. Deputetët do të bëjnë përpjekjen e gjashtë për të zgjedhur një kryetar. Në provën e pestë për votim u..
Ditën e mërkurë do të jetë kryesisht me diell. Era gradualisht do të orientohet nga perëndimi-veriperëndimi dhe do të jetë e lehtë deri mesatare. Temperaturat minimale priten nga minus 3° dhe 2°, në Sofje - rreth minus 1°, dhe maksimale - midis..
GERB-SDS tërhoqi nominimin për kryetar të Kuvendit Popullor. Në provën e tetë zgjedhore janë tre kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor...
Nga zgjedhja e kryetarit të Kuvendit Popullor varen dy procedura shumë të rëndësishme. Para gazetarëve nënkpresidentja Ilijana Jotova vuri në dukje se..
Edhe prova e tetë e sotme e deputetëve për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit Popullor rezultoi e pasuksesshme. Në fillim të ditës kishte një fije shprese..