Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryeministri Borisov bisedoi me ambasadoren e ShBA-së në Sofje

Kryeministri Borisov me Ambasadoen e ShBA-së Hero Mustafa
Foto: BTA

Kryeministri Bojko Borisov diskutoi me ambasadoren Hero Mustafa sesionin e ardhshëm të dialogut strategjik Bullgari – Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Më 8 janar delegacioni i ShBA-së në Sofje do të jetë në krye me zëvendës sekretarin shtetëror mbi çështjet politike David Hale.

Qëllimi i vizitës është që nëpërmjet forcimit të partneritetit të arrijmë rezultate konkrete në fushat kyçe me interes reciprok, si sigurimi dhe mbrojtja, kundërvënia e terrorizmit, sigurimi energjetik, zbatimi i ligjit, arsimi, nënvizoi kryeministri.

Borisovi deklaroi gjithashtu se Bullgaria ka interes për thellimin e marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike me ShBA, duke ruajtur tendencën e rritjes së qëndrueshme të tregtisë dypalëshe.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gjykata e Lartë Administrative prapë nuk zgjodhi kryetarin e vet

Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..

botuar më 24-11-28 10.22.PD

Parashikimi i motit për 28 nëntorin 2024

Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..

botuar më 24-11-27 7.35.MD

Parlamenti Evropian mbështeti përbërjen e Komisionit të ri Evropian

Eurodeputetët mbështetën përbërjen e Komisionit të ri Evropian. Ajo mund të marrë detyrën nga 1 dhjetori. Komisionere evropiane nga Bullgaria është Ekaterina Zaharieva me departamentin “Startups, Kërkime dhe Inovacione”. Votimi u krye me..

botuar më 24-11-27 5.09.MD