Më shumë bebe bullgare kanë marrë emrat Viktoria dhe Aleksandër gjatë vitit 2019. Menjëherë pas tyre renditen të sapolindurit me emrat Maria dhe Georgi.
Sipas statistikës kombëtare që nga fillimi i shekullit të XXI-të bashkë me emrat tradicionalë bullgarë prindërit gjithnjë e më shpesh zgjedhin emrat e njohur botërisht si Aleksandër, Martin, Viktor, Viktoria, Nikol, Sofia. Ndër mbiemrat më të përhapur mbeten Ivanov, Georgiev, Dimitrov.
Gjatë janarit më shumë bullgarë kanë festa të emrit. 807 548 janë ata që festojnë ditët e Shën Vasilit, Shën Joanit, Shën Tatjanës, ditët e Antonit dhe Atanasit, ditën e Pagëzimit të Jesu Krishtit. Më shumë janë bashkatdhetarët, të cilët festojnë në ditën e dafinave - 367 093 burra dhe gra.
Sipas të dhënave të Eurostat-it, Bullgaria përmbush edhe kriterin e fundit për eurozonën - stabilitetin e çmimeve. Kështu ka bërë të ditur në fillim të mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave ministrja e financave Temenuzhka Petkova...
Mbështetja bullgare për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës u riafirmua sot nga kryeministri Rosen Zheljazkov. Ai mori pjesë në samitin e iniciuar nga presidenti ukrainas Volodimir Zelenski me rastin e përvjetorit të tretë..
Sofja mori presidencën e forumit më prestigjioz të pushtetit vendor në Ballkan – B40. Kryetari i Bashkisë së Sofjes Vasill Terziev pranoi stafetën nga Bashkia e Tiranës . Në edicionin e katërt të forumit marrin pjesë Ekrem İmamoğlu – Kryetari..
Temperaturat minimale të enjten do të jenë brenda kufijve të gjerë, nga minus 6° - minus 8° në vendet me mjegull, deri në rreth 5° në zonat..
Pagesa e dytë prej 653 milionë еuro sigurisht që do të refuzohet, edhe pse Bullgaria deri më tani ka përmbushur 85% të angazhimeve të saj për reforma...
Vendi ynë ka një afat gjashtëmujor deri në fund të gushtit 2025 për të rifilluar procesin e miratimit të ligjeve në lidhje me Planin e Rimëkëmbjes dhe..