Zëvendëskryeministrja dhe Ministre e Punëve të Jashtme Ekaterina Zaharieva u takua në Bruksel me Vera Jourova, zëvendëskryetare e Komisionit Evropian me resorin “Vlera dhe transparencë”, me Didier Reynders, komisionar evropian i drejtësisë dhe me Olivér Várhelyi – eurokomisionar për fqinjësinë dhe zgjerimin. Në takime u shqyrtuan çështje të rendit evropian të ditës dhe të bashkëpunimit mes Bullgarisë dhe Komisionit të ri. Jourova përshëndeti vendimin e qeverisë bullgare për krijimin e një mekanizmi kombëtar të postmonitorimit në fushën e luftimit të korrupsionit dhe të kriminalitetit të organizuar, të reformës gjyqësore dhe superioritetit të ligjit. Në bisedimin e Zaharievës me komisionarin e zgjerimit Varhelyi u shqyrtua se si Bullgaria mund ta ndihmojë Komisionin Evropian në proceset e integrimit të vendeve nga Ballkani Perëndimor.
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..