Tregimi i madh për historinë ushtarake bullgare kalon përmes dëshmive të dëshmitarëve okular dhe hulumtimeve dokumentare të shkencëtarëve. Por në qoftë se duam t’i “ndiejmë” njerëzit të cilët kanë vënë vulën e tyre të vogël mbi tablon globale, duhet të hedhim një vështrim në albumet familjare dhe në sendet e trashëguara brez pas brezi.
Në fillim të çdo një viti, Muzeu Kombëtar i Historisë Ushtarake nderon me ekspozitë dhuruesit, të cilët në vitin e mëparshëm kanë hapur arkivat e tyre familjare dhe kanë dhuruar objekte të shtrenjta për ekspozitat e muzeut. Afro 900 artefakte kanë mbërritur gjatë vitit 2019 në muze dhe një pjesë prej tyre janë të treguar në ekspozitën “Kujtimi për të ardhmen”.
Dhuruesit privatë vijnë tek ne për shkak tëndjenjës së tyre për historizëm – tregon Dejana Kostova nga Muzeu Kombëtar i Historisë Ushtarake.
Dhuruesit besojnë se copërat e kujtesës së tyre familjare do të kontribuojnë për ndërtimin dhe formimin e tregimit sa më të saktë, personal dhe të afërt për ushtrinë bullgare. Këta njerëz e kanë të kaluarën, me të cilën krenohen dhe kjo krenari transmetohet përmes brezave si një faktor i fuqishëm për qëndrimin e tyre ndaj historisë sonë.
Mes eksponateve interesante në ekspozitë janë një monedhë e mbretit Ivan Aleksandër, vula e kontit Ignatiev, tyta e një arme avioni, një mekanizëm kyçës dhe fishekë nga avioni “Messerschmitt” të gjendur në tokën e fshatit Marica, si dhe një portret i oficerit Dimitër Mihov – pjesëmarrës në luftërat për bashkim kombëtar, i piktorit ushtarak Boris Denev.
Këtu është dhe kamxhiku me këmbë dreri të kolonelit Dimitër Mlladenov – komandanti ushtarak i cili në fund të Luftës së Dytë Botërore mundi të ruajë pozitat e garnizonit të vet, të rrethuar nga aleatët e mëparshëm – gjermanët, dhe t’i kthejë të gjallë në atdhe pothuajse të gjithë ushtarët e vet.
Gjyshi im është betuar në emër të Bullgarisë dhe unë po kështu mora vendimin të mbetem në atdhe dhe të kontribuojë për ndërtimin e një të ardhme më të mirë për të gjithë – thotë mbesa e kolonelit Maria Nikollova. Motivacioni im që të dhuroj sende të tij vjen nga bindja se, në muze ato do të ruhen më mirë për brezat e ardhshëm, si dhe se më shumë njerëz do të marrin vendim për një gjest të tillë dhurues, sepse reliktet familjare duhet të shikohen prej të gjithëve. Ndjenja ime më e sinqertë dhe e thellë është që lufta të mbetet në histori jo vetëm për Bullgarinë, por dhe për të gjithë njerëzimin.
Trashëgimtarët e ministrit ushtarak dhe hero nga Luftërat Ballkanike, gjenerali Mihaill Savov, e fillojnë dhurimin e vet akoma gjatë vitit 1938. Në fillim fare vajza e tij dhuron uniformën dhe urdhrat e babait të saj, kurse sot nipi Mihaill Berov dorëzon për ruajtje të përjetshme në muze sendet e fundit të mbetura nga gjenerali. Dhurimi përfshin një komplet me figura, të cilat komandanti i ka vendosur mbi hartë, që të mund të paraqesë betejat luftarake, kurse një nga këto më të vlefshmet është testamenti i tij politik.
Gjenerali Mihaill Savov ka qenë një përkrahës i idesë për bashkimin e Bullgarisë – tregon Mihaill Berov. Prandaj dhe “esenca” nga testamenti i tij politik është shkruar në varrin e tij – monumenti i vetëm, i kthyer në jugperëndim – nga Maqedonia. Andej nga janë drejtuar sytë e tij, ai ua lë si trashëgimi brezave të ardhshëm idealet e parealizuara të bashkëkohësve të vet. Dhe i ndalon çdo njeriu të huaj, përveç vajzës së tij të vendosë lule apo kurorë në varrin e tij.Nëna ime tre herë me radhë e ka kthyer kurorën e mbretit Boris III, aq më tepër se gjyshi im ka qenë skeptik ndaj monarkisë dhe ka folur për gabimet e bëra nga ana e dinastisë. Testamenti politik është shtypur në një shpallje të madhe vdekjeje, vepër e shoqatave të oficerëve dhe të anëtarëve të partisë së tij liberale dhe mund të shikohet në muze.
Përveç eksponateve, të cilat rikujtojnë për të kaluarën të lavdishme të ushtrisë bullgare, në ekspozitë janë përfshirë dhe sende nga historia jonë më e re. Për shembull sendet dhe rrobat e rreshterit Ivelin Inxhov, i cili ka marrë pjesë në misionin e NATO-s në Afganistan.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Diana CankovaMë 6 dhjetor Kisha jonë Ortodokse nderon kujtimin e Shën Nikollaj Mrekullibërësit. E quajnë atë shenjtorin e mëshirës, sepse e gjithë jeta e tij iu kushtua mbështetjes së të varfërve, të vuajturve, të pafajshmëve dhe të padrejtëve. Fjalët e tij..
Gjetjet nga gërmimet arkeologjike të tumës Kozareva u bënë një sensacion i vërtetë në vitin 2014, kur u prezantuan për herë të parë para publikut të gjerë. Ndër eksponatet e shkëlqyera dallohen amuletat e bëra nga kafka njerëzore, enë balte dhe vegla..
Koka e statujës së perëndeshës së Filipopollit Tjuhe u zbulua në Bazilikën Episkopale në Plovdiv, njoftoi kreu i gërmimeve Ljubomir Merxhanov. Sipas tij, ky është një gjetje jashtëzakonisht e rrallë. Koka ndodhej pranë foltores së tempullit dhe..