Kushtet, në të cilat Briatnia e Madhe del nga BE-ja janë përcaktuar në Marrëveshjen ndërmjet BE-së dhe Londrës për Brexitin, e cila parashikon një periudhë kalimtare deri më 31 dhjetor 2020. Deri atëherë legjislacioni evropian do të vazhdojë të jetë në fuqi.
Të drejtat e të gjitha shtetasve evropianë, të cilët kanë jetuar në Mbretërinë e Bashkuar para përfundimit të kësaj periudhe kalimtare, janë të garantuara nga Skema e qëndrimit të përhershëm (EU Settlement Scheme). Për këtë arsye shtetasit bullgarë në Mbretërinë e Bashkuar, me përjashtim të personave me shtetësi të dyfishtë, duhet të aplikojnë për status të qëndrimit sipas kësaj skeme. Të njëjtën gjë duhet ta bëjnë dhe bullgarët, të cilët kanë certifikatë për qëndrim të përhershëm (permanent residence).
Me këtë skemë njerëzit mund të marrin statut paraprak të qëndrimit (pre-settled status) dhe statut të qëndrimit (settled status). Për të dytin mund të aplikojnë bullgarë, të cilët në vazhdim të 5 vjetëve të fundit kanë jetuar në territorin e Britanisë së Bashkuar. Secili aplikant është detyruar të deklarojë se është i padënuar.
Aplikimi sipas skemës së qëndrimit të përhershëm është falas dhe bëhet në mënyrë elektronike – nëpërmjet aplikacionit mobil, me të cilin skanohet çipi i pasaportës. Njerëzit, të cilët nuk kanë çip në pasaportën e tyre duhet t’i dërgojnë dokumentet e tyre origjinale (letërnjoftimin apo pasaportën pa çip) në Home Office për kontrollim të dokumenteve. Afati i aplikimit është deri më 31 qershor 2021.
Pas marrjes së statusit sipas skemës, shtetasit bullgarë mund të gëzojnë të gjitha të drejtat, të cilat i kanë pasur derisa Mbretaria e Bashkuar ishte pjesë e BE-së – të drejtën e qëndrimit, akses në tregun e punës, akses në sistemin social dhe të sigurimit, në sistemin e shëndetësisë dhe kështu me radhë.
Të afërmit, fëmijët dhe anëtarët e familjes, të lindur pas 31 dhjetorit 2020 mund të bashkohen me të afërmit e tyre pas përfundimit të periudhës kalimtare dhe lidhja familjare duhet të ketë qenë faktike tek 31 dhjetori 2020 dhe të vazhdojë të ekzistojë edhe në datën e bashkimit familjar.
Studentët, të cilët tashmë studiojnë në Britaninë e Madhe kanë të drejtën të aplikojnë sipas skemës së qëndrimit të përhershëm dhe do të mbarojnë arsimin e tyre në përputhje me kushtet, në të cilat kanë filluar të studiojnë.
Kualifikimi profesional i fituar para fundit të periudhës kalimtare do të vazhdojë të njihet në shtetet-anëtare të Bashkimit Evropian dhe në Mbretërinë e Bashkuar.
Pas fundit të vitit 2021 do të hyjnë në fuqi dispozitat e reja të lidhura me imigracionin në Britaninë e Madhe, të cilat tani për tani nuk janë të sqaruara.
Më shumë informacion dhe doracak të aplikimit sipas Skemës për qëndrim të përhershëm mund të gjeni në faqen e internetit të Ambasadës bullgare në Londër - http://bulgarianembassy-london.org/brexit/.
Përpilues: Krasimir Martinov
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Gjatë javës së Ditës së Ariut, WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës "Abonohu për Natyrën" dhe ndjek historinë e gjashtë arinjve të shpëtuar, Huba, Vihër, Goran,..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në historinë bullgare, ky koncept lidhet më shpesh me periudhën e Rilindjes (shek. XVIII-XIX) dhe me..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..
Gjatë javës së Ditës së Ariut, WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës..