Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria përshëndeti vendimin për negociata me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Foto: EPA/BGNES

Bullgaria përshëndeti fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nga ana e BE-së – tha ministrja e punëve të jashtme Ekaterina Zaharieva. Vendimi për këtë ishte marrë dje nga Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme. Shpresoj se më 26 mars Këshilli Evropian do ta miratojë vendimin, shtoi Ministrja.

Tekstet që do të miratohen të enjten dhe e ndërlidhin përparimin e negociatave me arritjen e rezultateve të dukshme nga Shkupi në zbatimin e Traktatit të Miqësisë dhe Fqinjësisë së Mirë me Bullgarinë.

Sa i përket Shqipërisë do të ndjekim me vëmendje se si respektohen të drejtat e minoritetit bullgar në vend. Miqtë tanë janë në fillimin e rrugëtimit të tyre të gjatë dhe u uroj sinqerisht sukses, shtoi Zaharieva. 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

38% e të rriturve në vend janë gati të votojnë më 27 tetor

Nëse zgjedhjet janë sot, 7 janë pjesëmarrësit e sigurt në parlamentin e ardhshëm. Këtë e tregon një sondazh sociologjik i Agjencisë “Trend”, i porositur nga gazeta “24 Çasa”. GERB-SDS është në krye me 24.8% mbështetje. Vendin e dytë e kontestojnë..

botuar më 24-09-27 10.44.PD

Largohet me skandal Legjislatura e 50-të e Kuvendit Popullor

Seanca e fundit e Legjislaturës së 50-të të Kuvendit Popullor përfundoi me skandal mesnatën para 27 shtatorit. Në orët e fundit para se të shkonin në pushime për shkak të fushatës zgjedhore, disa prej deputetëve pushtuan tribunën dhe kundërshtuan..

botuar më 24-09-27 9.04.PD

Parashikimi i motit për 27 shtatorin

Të premten do të jetë me diell dhe temperaturat gjatë ditës do të rriten. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 dhe 16°, në Sofje 11°. Maksimumi do të jetë nga 28 deri në 33°, në kryeqytet do të jetë 29°. Në Detin e Zi do të..

botuar më 24-09-26 7.40.MD