Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

COVID-19 rriti nivelin e shqetësimit ndër bullgarët

Foto: arkiv

Më të stresuara gjatë gjendjes së jashtëzakonshme në Bullgari për shkak të COVID-19 janë gratë në Sofje në moshën nga 31 deri në 45 vjeç, të cilat punojnë në shtëpi. 60 për qind prej të anketuarve mendojnë se ata nuk janë rrezikuar nga infektimi. Gjysma prej të anketuarve deklarojnë se janë shumë të shqetësuar. Sipas shumicës së të anketuarve rreziku më i madh është situata ekonomike pas krizës dhe jo infektimi. Në përgjithësi më të shqetësuara janë gratë. Por niveli më i lartë i optimizmit gjithashtu është ndër femrat. Ata që punojnë në shtëpi janë pesimistë më të mëdhenj për daljen nga kriza. Ndër strategjitë për përballimin e stresit janë mendimet besëtytnore dhe ezoterike.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Minatorët po protestojnë kundër vendosjes së taksës 15% për pasuritë e nëndheshme

Qindra minatorë protestuan përpara godinës së Këshillit të Ministrave ndërsa brenda po zhvillohej një mbledhje urgjente e Këshillit Kombëtar për Bashkëpunimin Trepalësh. Protesta ishte kundër taksës së planifikuar prej 15% mbi pasuritë nëntokësore..

botuar më 24-12-11 2.49.MD

Shoqata e Kapitalit Industrial kërkon rishkrimin e buxhetit të vitit 2025

Këshilli Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh diskutoi projektbuxhetin për vitin 2025. Sindikatat dhe disa nga organizatat e punëdhënësve deklaruan mbështetjen e tyre në parim për propozimin. Sipas Kënço Stojçev, nënkryetar i Shoqatës së Kapitalit..

botuar më 24-12-11 12.11.MD
Ivan Kondov

Bullgaria nuk pret ulje të presionit të migracionit nga Lindja e Mesme

Qëndrimi i Bullgarisë për Sirinë mbetet i pandryshuar, ne vazhdojmë të mbështesim sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të vendit. Kështu deklaroi ministri i jashtëm në detyrë Ivan Kondov para Kuvendit Popullor. Ne bëjmë thirrje për..

botuar më 24-12-11 11.27.PD