Muze, galeri, salla të koncerteve, vatra të kulturës muajin e dytë mbeten pa vizitues. Shkaku është i qartë – të gjithë respektojnë masat kufizuese në kohën e pandemisë. Bota materiale sot është e kufizuar, por shpirti nuk mund të mbetet nën karantinë. Njeriu gjithnjë synon të mësojë diçka më shumë, të jetojë më mirë, të punojë çdo ditë ndërsa ditët e pushimit të argëtohet.
Për të mos ndërprerë lidhjen e gjallë me publikun, një nga muzetë me popullaritet më të madh në Sofje – ai etnografik, transferoi programin e tij në hapësirën virtuale. Me entuziazëm dhe mendjemprehtësi punëtorët shkencorë riorientuan përpjekjet e tyre te rrjetet sociale. Në faqen e muzeut ata publikuan materiale video kushtuara festave të pranverës. Lidhja me publikun është interaktive dhe secili ka mundësi të publikojë fotografi dhe të ndajë përvojën e vet mbi temën e propozuar nga muzeu si për shembull teknika të vjetra të ngjyrosjes së vezëve, përgatitja dhe zbukurimi i bukëve të ritit, sekrete në përgatitjen e tharmit i cili përmirëson cilësitë e bukëve të brumosura në shtëpi.
Demonstrimi video i brumosjes së bukëve të ritit u realizua personalisht nga drejtoresha e Muzeut Etnografik krye asistentja doktore Iglika Mishkova.
“Festat janë koha e cila na bashkon. Periudha e karantinës jep mundësi të mrekullueshme që mbarë familja të përfshihet në përgatitjen e festës. Prandaj vendosëm të bëjmë publikime në faqen tonë të re facebook që para Pashkëve” – tregon doktoresha Mishkova para Radio Bullgarisë dhe shton:
Të gjitha punimet i realizuam në atmosferë shtëpiake, pra në shtëpinë time. Në rrjetet sociale paraqita se si unë dhe familja ime po përgatitemi për festën.
Në traditën bullgare buka është flijimi pa gjak. Kjo është përulja jonë. Paraardhësit brumosnin bukë speciale të Pashkëve. Që pas Çlirimit të Bullgarisë nga zgjedha turke në vitin 1878 dalëngadalë depërtuan në traditë bukët e ëmbla të quajtura kozunak.
Tani njerëzit kthehen te një ritëm më i ngadalësuar i jetës dhe kjo jep mundësi të mrekullueshme që t’u kushtojnë më shumë kohë të afërmve. Koha e kaluar në shtëpi na lejon të vlerësojnë gjithçka që kemi – thekson Iglika Mishkova. Si një mundësi për kthimin te një traditë e vjetër pak të harruar etnologia ofron demonstrim për përgatitjen e tharmit në kushte shtëpiake. “Teknologjia kërkon vëmendje dhe është e ngadaltë. Por brumosja e tharmit në shtëpi e mëson njeriun në durim” – është e bindur Iglika Mishkova.
“Ata që dëshirojnë të bëjnë tharm në shtëpi dhe të shfrytëzojnë atë në vend të majasë së blerë duhet të dinë se çdo kohë është e përshtatshme për këtë. Kërkesa e vetme është se tharmi shtëpiak nevojitet më shumë vëmendje dhe më shumë kohë. Mirëpo buka e brumosur me tharm shtëpiak është më e shijshme. Në traditën bullgare dhe në këngët popullore të dy festat – Pashkët dhe Dita e Shën Gjergjit janë të lidhura. Prandaj këndohet Pashka e kuqe dhe Dita e gjelbër e Shën Gjergjit. Për Ditën e Shën Gjergjit, e cila gjithnjë bie më 6 maj do të prezantojmë një tregim për vet festën që lidhet me punën e njerëzve. Kjo për arsye se trapezën e përgatitin të gjithë. Akoma po punojmë mbi temën kështu që të sigurojmë një informacion interesant dhe të dobishëm.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: Facebook / Muzeu Etnografik Kombëtar
“Njeriu e kupton se çfarë është atdheu kur e humb atë. Nëse je në shtëpi, ndez radion, dëgjon muzikën popullore, flet bullgarisht, shkon në teatër edhe atje flitet bullgarisht. Vetëm kur humbet gjithë këtë mund tia kuptosh mungesën” – thotë Radosllava..
Një marrëveshje për bashkëprodhime në kinematografi u nënshkrua në Prishtinë ndërmjet ministrit bullgar të kulturës Najden Todorov dhe homologut të tij kosovar Hajrulla Çeku, njoftoi KosovaPress konkretisht për BTA. Në ceremoni u vu në dukje, se ky..
Cikli “Sofja e padukshme” për këtë vit do të mbyllet me ekspozitën “Artizanët e Sofjes”, kushtuar trashëgimisë kulturore të luajtshme. Ekspozita do të hapet sot, 21 tetor, në hapësirën e Sallave të rinovuara Qendrore të Tregut në kryeqytet...