Gara kryesore në jetë është ajo me veten. Fitorja në këtë betejë është më e ëmbla. Në këtë janë të bindur të gjithë, të cilët bëhen një pjesë nga lëvizja për vrapime 5-kilometrashe kolektive 5kmrun, lëvizja kjo e cila e ka pushtuar Bullgarinë gjatë viteve të fundit. E njëjta gjë është e vlefshme dhe për variantin e ri të garës - 5kmrun selfie, që supozon vrapim individual të distancës me llogaritje të rezultateve në një klasifikim të përbashkët.
Formula është kjo: fillimisht kapërcen tundimin të çlodhesh në kohën e lirë dhe qëndron në start, pas kësaj lufton që të mund të arrish deri në final, kurse pas një jave përsëri të mund të kapërcesh veten dhe shkon në park. Derisa ta kuptosh se vrapimi me 5kmrun për ty është doza e radhës me adrenalin, pa të cilën nuk mundesh. Mes pjesëmarrësve në startet në masë të ditës së shtunë në 5kmrun ka qenë personalisht dhe presidenti i Bullgarisë Rumen Radev.
5kmrun organizohet falas çdo të shtunë në mëngjes herët në 5 parqe në qytetet Sofja, Varna, Burgas dhe Plovdiv. Ndaj momentit në sajtin e iniciativës janë regjistruar afro 21 mijë pjesëmarrës.
“Në zgjatje të kësaj ideje ne vendosëm të ofrojmë mundësi që tifozët tanë të mund të përfshihen në vrapimet, edhe sikur të mos të mund të marrin pjesë fizikisht ditën e shtunë në parqet e caktuara prej nesh. Me fjalë të tjera, secili vetëm kudo që të gjendet në Bullgari ose jashtë saj, të mund të vrapojë 5 kilometra, kurse kur të përfundojë vrapimin, të vendos rezultatet e veta në sajt përmes një aplikimi të posaçëm të punuar prej nesh dhe të përfshihet në klasifikim”, tregoi në një intervistë për Radio Bullgarinë një nga organizatorët e 5kmrun Gjeorgji Stanoillov.
Në këtë mënyrë në fund të vitit 2019 lind ideja për 5kmrun selfie. Një shtytje të papritur për aplikimin e saj në praktikë jep pandemia e Covid-19 dhe kërkesa për një izolim social. Organizatori saktëson:
“Klasifikimi fillon në orën 00:00 ditën e hënë dhe përfundon në orën 24:00 ditën e diel. Në minutën tjetër hapet një klasifikim i ri. Gjatë këtyre 7 ditëve të tëra, gjatë gjithë kohës, pjesëmarrësit mund të ngjisin vrapime të kaluara vetjake aq sa duan prej 5 kilometrave dhe të marrin pjesë në klasifikimin javor. Sistemi mban mend vetëm rezultatin më të mirë”.
Fillimi provë i idesë për vrapimet individuale është i dhënë më 27 mars. U përfshin 165 veta. Kurse në javën e parë zyrtare të selfie vrapimit - deri më 10 maj, pjesëmarrësit ishin mbi 200.
Rezultatet i tejkaluan pritjet e gjithë ekipit i cili qëndron pas manisë 5kmrun:
“Mundëm të zbulojmë pjesëmarrës të shumtë, të cilët janë jashtë territorit të Bullgarisë. U përfshinë njerëz nga Parisi, nga Dubai, prej fshatrave të ndryshme dhe qyteteve të vogla në vend, gjë e cila tregon se, ideja e këtij aplikacioni aktualisht është duke punuar”, përgjithëson Gjeogji.
Varianti 5kmrun selfie do të mbetet dhe pas heqjes së gjendjes së jashtëzakonshme, paralelisht me vrapimin e ditës së shtunë. Në fund të vitit për të do të bëhet një klasifikim vjetor më vete. Në varësi nga arritjet e veta pjesëmarrësit kanë shansin të fitojnë dekorata të ndryshme. Kureshtare është se, madje dhe vrapuesit të cilët përfshihen në gara të tjera për shembull në maratonën “Sofja”, mund të bashkëngjiten përmes aplikacionit dhe të japin rezultatin e vet nga vrapimi 5 kilometrash në 5kmrun selfie . Kushti i vetëm është që të kenë një regjistrim në sajt, i cili po kështu është falas.
“Përmes aplikimit tonë të ri do të mund të arrijmë deri tek mundësisht sa më shumë njerëz, të cilët mund të vrapojnë në kohë sa më të përshtatshme për ta për sport dhe të marrin pjesë në një klasifikim, i cili tanimë është kaq i njohur në Bullgari, tha në përfundim Gjeorgji Stanoillov.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotot janë të dhëna nga Gjeorgji Stanoillov dhe Maksim ShomovMinoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..
Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..
Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës..