Arkeologët nga Rezervati Arkeologjik Kombëtar Deultum-Debelt afër Burgasit zbuluan provën e parë me shkrim se kolonia romake Deultum ka pasur port, bëri të ditur BGNES.
Shkrimi është në pjesën e një sarkofagu prej guri gëlqeror të datuar në shekujt II-III pas Krishtit.
Ekspertët janë kategorikë se mbishkrimi, i cili është në gjuhën greke, tregon se Debelti ka qenë qytet porti. Deultumi është kolonia më e vjetër romake në trojet bullgare. Ajo është themeluar gjatë viteve 70 të shekullit I pas Krishtit, menjëherë pas Luftës së hebrenjve kundër romakëve. Ajo gjendet në grykën e lumit të sotëm Sredecka, i cili derdhet në Gjirin e Burgasit.Pas festës së madhe të Fjetjes së Hyjlindëses, Lindja e Nënës së Zotit kremtohet me nder të veçantë në Bullgari. Kisha jonë e feston atë më 8 shtator, së bashku me kishën ortodokse greke, ndërsa kishat e tjera ortodokse lokale e kremtojnë festën më 21..
Më 6 shtator 1885, Bullgaria u bë përsëri një shtet i bashkuar. Në një intervistë për Radio Bullgarinë, profesori i Universitetit të Sofjes "Shën Kliment Ohridski" Ivan Illçev foli për faktorët që çuan drejt Bashkimit, kur Principata e Bullgarisë dhe..
Përgjatë shtrirjes midis Rrafshinës së Trakisë së Epërme dhe malit Rodopa nga lindja në perëndim si një varg gjerdani renditen vendbanimet piktoreske - Asenovgrad, Perushtica, Kriçim, Peshtera, Patalenica dhe Varvara. Përgjatë luginave të..
Revolucionari i madh Ljuben Karavellov (1834-1879), shkrimtar dhe publicist i Rilindjes sonë, ka lënë një gjurmë të thellë në letërsinë bullgare si prozator,..