Banka Popullore Bullgare dhe Banka për Zhvillim do të marrin pjesë në rritjen e kapitalit të bankës private, Banka e Parë e Investimeve, deri më 70%, vendosi qeveria. Përvetësimi i një pjese prej aksioneve të Bankës së Parë të Investimeve është me rëndësi jashtëzakonisht të madhe për aderimin e Bullgarisë në Eurozonë, shpjegoi kryeministri Bojko Borisov. Mungesa e kapitalit në Bankën e Parë të Investimeve ishte konstatuar pas testit të stresit nga ana e Bankës Qendrore Evropiane, kur Sofja aplikonte për të hyrë në dhomën e pritjes të Eurozonës ERM II.
Borisov është kategorik se në të ardhmen Banka e Parë e Investimeve do të blejë nga shteti aksionet e veta dhe do të paguajë interesa për kreditimin. “Qëllimi i këtij operacioni është që deri në korrik Bullgaria të hyjë në mekanizmin e përbashkët valutor ERM II”, shtoi Kryeministri.
Ka filluar modernizimi i bazës prodhuese të ndërmarrjes së vetme shtetërore të përpunimit të qumështit “LB Bulgaricum” në Vidin, siç ishte premtuar nga pushtetarët. Renovimi i bazës prodhuese do të kryhet në faza, njoftoi Ministria e Ekonomisë. Në..
Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..
Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të vendosur në një sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë, do të prodhohen pajisje mbrojtëse bullgare..