Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Hetojnë një depo të paligjshme të mbetjeve që lidhet me emrin e një ish-ministri

Prokuroria e Specializuar
Foto: www.prb.bg

Mes 30 dhe 40 tonë mbetjesh janë groposur në mënyrë të paligjshme në rajonin e një ish-ferme bujqësore afër qytetit Çerven Brjag. Prokroria e Specializuar po zhvillon hetim. Ekspertët po kërkojnë të dhëna për këtë kur  janë groposur mbetjet dhe nga kanë ardhur ato. Janë gjetur granula, ndoshta prej akumulatorëve, por tani për tani nuk dihet vendi nga janë furnizuar mbetjet. Janë marrë kampionë prej tokës për radioaktivitet. Të gjitha mbetjet e groposura do të gërmohen dhe do të zhvendosen në një vend të përshtatshëm.

Sipas hetuesve depoja është krijuar të paktën para një viti. Ajo është lidhur me hetimin e çështjes, në kuadrin e së cilës janë të akuzuar ish-ministri i ekologjisë Krasimir Zhivkov dhe afaristët vëllezërit Bobokov.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 30 nëntorin 2024

Gjatë natës do të mbajë mot me vranësira me reshje shiu, në zonat e larta perëndimore me borë. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga 0° deri në 5°, në rajonet lindore  nga 5° deri në 8°, në Sofje - rreth 0°. Të shtunën do të mbajë mot i..

botuar më 24-11-29 7.38.MD
Kirill Petkov

PP-DB do të votojë për Kryetarin e Kuvendit kundër një firme në deklaratën e tyre

PP-DB nuk do të mbështesë kandidatin për kryetar të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor të asnjë partie që nuk e ka përkrahur deklaratën e koalicionit për kordon sanitar rreth Deljan Peevskit. Ata theksuan se kjo është e vetmja mënyrë për të..

botuar më 24-11-29 5.31.MD

Në Britaninë e Madhe vazhdon procesi kundër bullgarëve për spiunazh për Rusinë

Në Mbretërinë e Bashkuar, vazhdon procesi kundër gjashtë bullgarëve të akuzuar për spiunazh për Rusinë. Kreu i "celulës së spiunëve" Orlin Rusev dhe Biser Xhambazov u deklaruan fajtorë. Tre të tjerë - Katrin Ivanova, Vanja Gaberova dhe Tihomir Ivançev..

botuar më 24-11-29 4.22.MD