Mes 30 dhe 40 tonë mbetjesh janë groposur në mënyrë të paligjshme në rajonin e një ish-ferme bujqësore afër qytetit Çerven Brjag. Prokroria e Specializuar po zhvillon hetim. Ekspertët po kërkojnë të dhëna për këtë kur janë groposur mbetjet dhe nga kanë ardhur ato. Janë gjetur granula, ndoshta prej akumulatorëve, por tani për tani nuk dihet vendi nga janë furnizuar mbetjet. Janë marrë kampionë prej tokës për radioaktivitet. Të gjitha mbetjet e groposura do të gërmohen dhe do të zhvendosen në një vend të përshtatshëm.
Sipas hetuesve depoja është krijuar të paktën para një viti. Ajo është lidhur me hetimin e çështjes, në kuadrin e së cilës janë të akuzuar ish-ministri i ekologjisë Krasimir Zhivkov dhe afaristët vëllezërit Bobokov.
Sipas të dhënave të Eurostat-it, Bullgaria përmbush edhe kriterin e fundit për eurozonën - stabilitetin e çmimeve. Kështu ka bërë të ditur në fillim të mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave ministrja e financave Temenuzhka Petkova...
Mbështetja bullgare për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës u riafirmua sot nga kryeministri Rosen Zheljazkov. Ai mori pjesë në samitin e iniciuar nga presidenti ukrainas Volodimir Zelenski me rastin e përvjetorit të tretë..
Sofja mori presidencën e forumit më prestigjioz të pushtetit vendor në Ballkan – B40. Kryetari i Bashkisë së Sofjes Vasill Terziev pranoi stafetën nga Bashkia e Tiranës . Në edicionin e katërt të forumit marrin pjesë Ekrem İmamoğlu – Kryetari..
Temperaturat minimale të enjten do të jenë brenda kufijve të gjerë, nga minus 6° - minus 8° në vendet me mjegull, deri në rreth 5° në zonat..
Pagesa e dytë prej 653 milionë еuro sigurisht që do të refuzohet, edhe pse Bullgaria deri më tani ka përmbushur 85% të angazhimeve të saj për reforma...
Vendi ynë ka një afat gjashtëmujor deri në fund të gushtit 2025 për të rifilluar procesin e miratimit të ligjeve në lidhje me Planin e Rimëkëmbjes dhe..