Një pjatë e “Fondacionit bamirës Penço Ivanov Semov” është eksponati i muajit korrik në Muzeun Historik Regjional në qytetin Gabrovo. Në mesin e enës së zbukuruar me bollëk ndodhet imazhi i industrialistit bullgar Penço Semov, i cili ka kontribuuar për industrializimin e qytetit Gabrovo. Mbi gjoksin e tij është vënë dhe firma e tij. Pjata ka qenë në prodhim që nga viti 1943 deri në vitin 1945, si pjesë nga seria e kompleteve me imazhet e Semovit ose me nënshkrimin e tij.
Të punuara nga fabrika e porcelanit në qytetin Vidin, ato kanë qenë të caktuara për qendrat sociale dhe institucionet, të ndihmuara financiarisht nga sipërmarrësi - spitali i vjetër dhe kisha, konvikti i vajzave, një qendër e fëmijëve, një sanatorium, konvikti i djemve, ndërmarrje industriale dhe kooperative. Shumë nga kompletet e prodhuara ruhen ende në familje të ndryshme të qytetit Gabrovo, trashëgimtarët e të cilëve kanë qenë në varrimin e industrialistit Penço Semov më 10 korrik përpara 75 vjetëve, i cili ka mbledhur mijëra qytetarë mirënjohës. Më shumë për Penço Semovin lexoni këtu.
Edicioni i 20-të i Festivalit Botëror të Filmit të Animuar mbahet nga 11 deri më 15 shtator në Qendrën e Kongreseve në qytetin bregdetar bullgar Varna. Janë të përzgjedhur mbi 70 tituj në 7 kategori, ndër të cilët më të priturit, sipas ekipit, janë..
Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë". "Këtë vit duam..
Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..