Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti Rumen Radev bisedoi për protestat me ambasadorët e vendeve nga BE-ja

Foto: BTA

Transparenca është një prej parimeve kryesore të qeverisjes, pavarësisht se kush është në pushtet, tha Presidenti Rumen Radev në një takim me ambasadorët e vendeve nga BE-ja dhe të Zvicrës në Bullgari.

Presidenti është i mendimit se problemet e grumbulluara në shoqëri kërkojnë një model të ri të qeverisjes, i cili të rritë kontrollin e qytetarëve mbi institucione dhe përgjegjësinë e autoriteteve. Ka nevojë për ndryshime në sistemin gjyqësor.

Radev ka ripohuar se konsultimet për ndryshime në Kushtetutë, të cilat filluan me iniciativë të tij, po vazhdojnë.

Diplomatët kanë nënvizuar se qytetarët që protestojnë janë garant për të ardhmen e demokracisë në Bullgari dhe se investitorët e huaj po presin një mjedis të parashikueshëm të biznesit.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 21 shkurtin

Të premten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 20 deri në minus 5°. Në Sofje do të jetë rreth minus 13°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veri-verilindor në rajonet lindore...

botuar më 25-02-20 6.15.MD

Një kompani ushtarake nga Haskovo niset për një mision paqeruajtës në Kosovë

Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja. Ceremonia solemne u zhvillua në sheshin qendror “Liria” në qytet, në prani të shefit të mbrojtjes..

botuar më 25-02-20 3.53.MD

Nuk ka asnjë kërkesë për të dërguar personel ushtarak në Ukrainë, thanë ministrat në parlament

Askush, askund, në asnjë mënyrë, nuk e ka diskutuar çështjen e dërgimit të personelit ushtarak në Ukrainë për të marrë pjesë në armiqësitë midis Rusisë dhe Ukrainës. Kështu u tha deputetëve ministri i punëve të jashtme, Georg Georgiev. Georgiev,..

botuar më 25-02-20 11.31.PD