Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Na ka ardhur në majë të hundës - lajtmotivi i protestave në Bullgari

Foto: Ani Petrova

Në ditën e 13 nga fillimi i protestave në Bullgari, të cilët ngulmojnë për dorëheqjen e kryeministrit Bojko Borisov dhe të prokurorit të përgjithshëm Ivan Geshev, Kuvendi Popullor votoi mocionin e pestë të mosbesimit ndaj kabinetit të partisë drejtuese GERB. Shqyrtimi i argumenteve  lidhur me votën një ditë më herët kaloi në kushtet  e veprimeve aktive të protestës përpara godinës së Parlamentit me moton “Pushtim i Kuvendit Popullor. Që të gjithë jashtë!”

Eksperti mbi komunikimet politike Ivo Inxhov përshkroi një farë profili karakteristik të bullgarëve të cilët protestojnë- njerëz të rinj në moshë midis 20-26 vjeç, student në Bullgari, por dhe jashtë shtetit, njerëz me një biznes personal, me profesione të lira, shumë familje të reja. “Qëndrimi i tyre kryesor ndaj proceseve në Bullgari, ndaj shtetit të pushtuar, korrupsionit, lidhjes së oligarkisë me pushtetin formohet mbi bazën e krahasimit me këtë të cilën e shikojnë jashtë, duke mësuar aty, duke ndjekur atë që ndodh në vendet evropiane, në Shtetet e Bashkuara, në të gjithë botën përmes rrjetit social - tha Inxhov në një intervistë të dhënë për Radion Kombëtare Bullgare dhe shtoi:  Këta janë njerëz shumë të informuar, të arsimuar, të cilët mendojnë në mënyrë kritike, këta janë njerëz të cilët lëvizin dhe mbase nuk kanë lidhje me asnjë parti politike. Këta janë njerëz, të cilët në asnjë rast nuk mund të akuzohen  se “luajnë” në vijën komunizëm-anti-komunizëm. Ata thjesht duan të jetojnë  në një shtet normal ose të kthehen të jetojnë në një të tillë”.

Një dëshmi në këtë drejtim janë dhe fjalët e pjesëmarrësit aktiv në protestat Martin Petrushev. I inkurajuar nga energjia e njerëzve ai është i bindur  se në vetëdijen kolektive të bullgarit  po shihet një zgjim dhe padurim. Kërkesat tona janë për një reformë të plotë gjyqësore, liri të mediave, por në vend të parë - për zhdukje rrënjësore dhe të pakthyeshme të partive të korruptuara dhe oligarkike nga pushteti – Partia Socialiste Bullgare, Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë dhe GERB, tha ai në intervistën e dhënë për Radion Kombëtare Bullgare.

Çështja është nëse do të ketë dëgjueshmëri ose njerëz të caktuar do të vazhdojnë  të “mbahen fortë pas kockës”, pa u interesuar nga mendimi i qytetarëve bullgarë, tha para Radios Kombëtare Bullgare Borisllav Sandov - ekolog dhe politik, bashkëkryetar i partisë  “Lëvizja e gjelbër”. Sipas tij drejtuesit reagojnë në mënyrë joadekuate mbi protestat e drejta, gjë e cila ka çuar dhe deri në radikalizimin e tyre. Në lidhje me këtë pedagogu universitar profesor Ljudmill Gjeorgjiev alarmoi ndaj njerëzve të rinj në Bullgari që të jenë vigjilentë, që të mos të përdoren  nga një ose tjetër parti dhe i nxiti të krijojnë një formacion të tyre, përmes të cilit të përfshihen në drejtimin e shtetit, pa regjistruar parti.


Qeverisja nuk mund të vazhdojë kështu, kurse çështja e madhe është se çfarë duan njerëzit, mendon Mihaill Mikov anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Socialiste Bullgare - forca opozitare, e cila kërkoi votën e mosbesimit ndaj kabinetit. Dhe pa zotin Borisov do të ekzistojë partia GERB, “me veçantitë e ndikimit zgjedhor”, por pyetja është se me çfarë do të zëvendësojmë  këtë qeverisje dhe nëse pas saj do të ketë më shëndetësi, arsim, integritet dhe më pak korrupsion, theksoi Mikov para Radios Kombëtare Bullgare: “Sot protestojnë njerëzit e rinj dhe të arsimuar, por çfarë do të ndodhë në qoftë se në protestat dalin ata 200-300 mijë njerëz punues dhe të varfër ose pensionistët, të cilët jetojnë me 250 leva /125 euro/ në muaj. Këto janë pyetje, të cilave çdo një parti politike duhet t’u japë një përgjigje të qartë.


Përpiloi: Elena Kerkallanova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Ani Petrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Bosilegrad të Serbisë diskutuan për temën e të ashtuquajturit "komb i shopëve"

Një forum u mbajt në klubin e shtypit të Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA) në Bosilegrad të Serbisë, i provokuar nga përpjekjet për ta imponuar të ashtuquajturin "komb i shopëve" ( shopët janë një grup etnografik që banon në pjesët perëndimore..

botuar më 25-02-19 9.42.PD

Andrej Novakov nga Parlamenti Evropian: Bullgaria është një faktor i pashmangshëm në rajon

Bullgaria duhet të marrë financim të synuar për mbrojtjen - këtë e ka kërkuar eurodeputeti bullgar i Partisë Popullore Evropiane (EPP), Andrej Novakov nga Komisioneri i ri i Komisionit Evropian (KE) për Mbrojtjen. Diskutimi strategjik i burimeve të..

botuar më 25-02-18 1.07.MD

Më pak se 1/3 e bullgarëve presin ndryshime pozitive nga qeveria e re në SHBA

Sipas sondazhit të rregullt sociologjik të Agjencisë “Gallup International Bolkan” në janar 2025, shoqëria ka pritshmëri të moderuara për ndryshime pozitive në Evropë dhe Bullgari nga politikat e presidentit të ri të SHBA-së, Donald Trump. 30.4% e..

botuar më 25-02-18 11.19.PD