Për të tetëmbëdhjetën mbrëmje me radhë në të ashtuquajturin “trekëndësh i pushtetit”, ku janë godinat e Kuvendit Popullor, të qeverisë dhe të Presidencës, mblidhen protestuesit me kërkesa për dorëheqjen e qeverisë dhe të Kryeprokurorit.
Një prej të parëve që erdhi në protestë sonte deklaroi për BNR-në: “Jam këtu, sepse populli nuk është në gjendje të mirë dhe se pushteti është i korruptuar. Eurodeputetja Elena Jonçeva tregoi se incizimi me zërin e njeriut, të cilin nuk desha ta përmend, sepse nuk e pranoj si Kryeministër të vendit, është autentik.”
Ndërkaq, një çift martesor vendosën të fotografohen në sfondin e njerëzve që grumbulloheshin para shatërvanit të Presidencës.“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..