Ka të ngjarë që të ketë krizë politike para zgjedhjeve të rregullta parlamentare gjatë pranverës së vitit 2021. Një prognozë të tillë bëri para BNR-së Ivan Kostov – Ish-Kryeministër i Bullgarisë në periudhën 1997-2001.
Sipas tij “kjo krizë do të ndodhë në rast gërshetimi të krizës shëndetësore dhe pamundësisë së spitaleve për të pranuar pacientë në gjende të rëndë shëndetësore, nga njëra anë, dhe krizës ekonomike dhe nivelit jashtëzakonisht të ulët të besimit ndaj pushtetarëve, nga ana tjetër.”
Një qeveri teknike do të ishte në një gjendje më të leverdishme, sepse pritjet ndaj saj do të ishin më të ulëta. Detyra e qeverisë teknike duhet të jetë zhvillimi me kohë i zgjedhjeve të ndershme dhe jo përballimi i krizës shëndetësore dhe ekonomike pa parlament prapa tyre, është i mendimit Ivan Kostov.Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse për zhvillimin e zgjedhjeve për veprime bindëse kundër blerjes së votave. Në takimin me kreun e shtetit morën pjesë ministri i punëve të brendshme Atanas..
Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut: Nuk do të devijojmë nga anëtarësimi në BE, por nuk do të pastrojmë këpucë Duke vlerësuar 100 ditët e para të kabinetit të tij, kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski raportoi se qeveria ia ka..
Për momentin nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për vendin tonë nga përkeqësimi i mprehtë i mjedisit të sigurisë në Lindjen e Mesme - këtë konkluzion të mbledhjes tre orëshe të Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare ua bëri të ditur..
Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën..