Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kinemaja bullgare dhe evropiane në të hapur tërheq banues dhe miq të qytetit Varna

Foto: kvartala.liatnokino.com

Festivali i filmave të preferuar në Varna do të gëzojë përsëri adhuruesit e vet nga data 19 gusht deri më 5 shtator.

Në kuadrin e “Kinemaja verore në lagje” përpara tyre do të zbulohet larmia e madhe  e shiritave me metrazh të shkurtër dhe të gjerë në vende të ndryshme në kryeqytetin tonë detar. Projektimet do të jenë në Kopshtin e Botevit, në lagjet “Vëzrazhdane”, “Vlladisllavovo”, “Asparuhovo”, “Çajka”, “Cvetna gradina”, “Vinica” dhe “Briz”. Maratona kinematografike përfshin disa filma të njohur të rinj bullgarë, mes të cilave –“Kthimi” i regjisorit Niki Iliev, “Një dozë lumturie” të Jana Titovës dhe të Alek Aleksievit dhe “Në rreth” të Stefan Komandarevit. Mes propozimeve nga kinemaja evropiane janë filmat francezë “Taksi numër 5”, “Polici nga Belevili”, “Ajo, që nuk jam”, “Pa një stacion të fundit”, filmi italian “Një terapi dashurie” dhe ai amerikan “Ikja e pamundur 2: Hades”.

Shfaqjet e filmave fillojnë çdo mbrëmje në orën 20:30 me prezantimin e filmave me një metrazh të shkurtër nga koleksioni “Kinematograf.bg”, të ndjekur nga filmi kryesor për natën. Hyrja për të gjithë është e lirë. Me rëndësi është vetëm që ata të sjellin diçka për tu ulur, në shoqërim të një buzëqeshjeje të madhe dhe një gjendje shumë të mirë shpirtërore.

Projekti financohet nga fondi “Kultura” pranë Bashkisë së qytetit Varna.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Varna pret Festivalin Botëror të Filmave të Animuar

Edicioni i 20-të i Festivalit Botëror të Filmit të Animuar mbahet nga 11 deri më 15 shtator në Qendrën e Kongreseve në qytetin bregdetar bullgar Varna. Janë të përzgjedhur mbi 70 tituj në 7 kategori, ndër të cilët më të priturit, sipas ekipit, janë..

botuar më 24-09-11 6.15.PD

Një festival në Paris prezanton kinemanë e re bullgare

Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë".  "Këtë vit duam..

botuar më 24-09-10 7.30.PD

“Rrugica e Librit” në Sofje

Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..

botuar më 24-09-09 1.05.MD